Nujoom AL-GHANEM
Kalendari poetik: Nujoom Al-Ghanem (Dubai, 1962)
Sot, më 24 tetor mbush 56 vjeç Nujoom Al-Ghanem, poete dhe regjisore nga Emiratet e Bashkuara Arabe; autore e gjashtë përmbledhjeve poetike dhe regjisore e shumë filmave dokumentarë dhe me metrazh të shkurtër. Studioi në Universitetin e Ohajos (SHBA) ku u diplomua si producente TV; master-in e mori pranë Griffith University në Australi. Ka fituar disa çmime ndërkombtare. Temat më të dashura për të janë patriotizmi, vështirësitë e femrave në jetën e përditshme dhe dobësitë njerëzore. ja një poezi e saj:
ZEMRA E BOTËS
Vetëm ne e dimë që deti rëndohej
me frikën e nënave tona kur ai ai ngrinte
kryet dhe hante këmbët e vendeve tona…
Pranë shtëpive tona shkapetej,
turrej drejt nesh
me valët ndotur me naftë
dhe na merrte peshkun…
Thoshin se po qasej lufta.
Nuk vinte me ushtarë
por vetëm dërgonte armë.
E dinim që lufta na vriste
edhe pa shkelur në tokën tonë.
Luteshin gjyshet tona të zhdukej nafta
dhe bota lutej që Zoti
lutjet e tyre të mos i dëgjonte.
© shqipëroi nga anglishtja Maksim Rakipaj
(përktheu në anglisht Khaled al-Masri)