Këngëtari i errët / Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
Këngëtari i errët
 
Bota është pafundësi lulëzimesh në agoni,
vizione të kota në mjerrime pasuesish…
Te poeti, i heshtjes jeton edhe këngëtari i errët,
sepse paqja e thellë përkund djepin e vdekjes.
 
Unë kam ende dritëza mendimi nga rinia
dhe zemrën e kam të paqetë, e aspak të përulur.
Ndjek zhurmat që kapin kufijtë e jetës,
duke mohuar violinat që joshen nga qiejt e amëshimit
dhe rrokem nga trombat e luftës dhe të ngasjes.
Jam i dashuruar me atë që jeton
edhe pse mund të jem vetë i pajetë.
 
Mendimin e quaj të thelle kur zhytet e zhbiron
dhe shpresoj të jem një i marrë shenjt
edhe pse shkoj drejt asaj që më mohon .
Fati ynë s’ është veç një plak mendimtar i fshehur,
që laget nga lotët e virgjëra të ikjes,
por nuk gjendet kurrë ky libër i mistershëm.
Çdo mundim i endërrt mbaron kur fillon realja
një grusht dhe që bie mbi arkivolin mortor.
 
O Zot që më paguan çdo ditë shpirtërisht për të qenë i gjallë,
luftoj me sedër e nga sedra vdes,
tek rinia ime shikoje si ndizej flaka,
por tani shikon si ndizet drita.
Dje vëreje flokët e mi të bukur,
por sot ballin e menduar,
edhe pse,
qyteti i të gjallëve më përçmon, më vret
dhe të vdekurit nuk joshen me këngën time përmatanë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s