SHTEGTARË / Poezi nga Edlira Xhani Velaj

Poezi nga Edlira Xhani Velaj
 
 
SHTEGTARË
 
Po vjen vjeshta!
Zogjtë shtegtojnë.
Bëhen grumbull!
Si një trup i vetëm.
Si për të treguar se kjo rrugë e largët
do patjetër një përshëndetje!
Do patjetër një shkrirje me horizontin.
Një prekje me detin.
Një kor i madh cicërimash.
I dinë vetëm ata fjalët, askush tjetër .
Po vjen vjeshta!
Në shpirt ngrihen mornicat e shtëpisë së vjetër!
Ah! Ato më vrasin!
Më vrasin lulet e çelura
megjithëse është vjeshtë.
Për nënën time lulet nuk kanë stinë.
Zvarritem në pllakat e gurta.
Arra hijerëndë tund gjethet e saj të mëdha.
Më thonë e mbollën, kur linda unë.
Gjunjët më gjakosen.
Lënë shenja.
Siç zvarritet koha mbi lëkurë.
Ka lënë aq shumë
shenja, vraga .
Duhet të shohë arrën; thonë që në lëkurën e saj
ke historinë tënde ! Sa shumë që rron!
Në shpinën time shenjat e gëlqeres nëpër muret.
Eshtë si të çash drurin. Palcën
ta shpërndash të mos humbasi,
Siç do të humbasin gjysma e zogjve në shtegtim .
Zogjtë po shtegtojnë!
Eshtë si të thuash një farë fundi!
U mbyll një cikël!
Fillon një tjetër!
As fshikullima e erës që filloi papritur .
Gjunjëzoj drurët .
I do ato patjetër lakuriq!
Të turpëruara përpara dimrit!
Nuk ta mbush mëndjen se jeta do të rilindë sërisht!
Sa shumë zogj!
Afër perëndimit të diellit!
Këtu perëndon bukur dielli.
Të lë të mendosh se Parajsa është për të gjithë!
Eshtë e bukur edhe për mua që nuk e besoj atë .
Po besoj në kocka të tretura, dhe!
Dy ditë të qara! Psherëtima ndonjëherë!
Dhe pastaj heshtje! Harresë!
Ashtu si zogjtë!
Gjithë kjo zhurmë! Largim! Qiell i vetmuar !Heshtje !
Zhurma e kohës nuk pushon.
Nuk pushon edhe kur ne nuk jemi!
Edhe kur nuk janë zogjë!
Eshtë e çuditshme të thuash
se planeti i ka njerëzit si zogjtë!
Shtegtarë!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s