Poezi nga Merita Çyrbja

Poezi nga Merita Çyrbja
 
 
NDALU, MOS KTHE SYTË…
 
Një lypës vdiq nga i ftohti mbrëmë,
ai i paemri i kësaj bote mizore,
i mbështjellë mes rraqesh në një skutë
si iriq i dimrit, pa strehë dimërore.
 
Ti, mos kalo i heshtur e të largosh sytë,
në mundesh sado pak, zgjati dorën.
Ajo pak e jotja ndoshta i jep dritë
në natën e gjatë duke numëruar orët…..
 
Të falenderon me sytë nga ftohti lotuar,
e në gojë përtyp një copë bukëthatë,
diç kërkon në trasten e tij të vobektë,
s’ ka tjetër, veç zemrën të të japë…..
 
 
 
NËSE…..
 
Nëse mund të jetoja
edhe njëherë tjetër,
nuk do te jem më perfekte,
për sy të botës…
(Sa gëera s’ kam bërë)
Nuk do të më gjejnë….
Do të jem,
në majë të malit, rrjedhës së lumit,
me diellin në perëndim, oqeanit…
Do te eci zbathur,
barit me vesë,
trotuarit të lagur,
nga pranvera në vjeshtë…
Të dashur, të njëjtin do kisha zgjedhur…
…ëndërroja të më kthehej kohë e shkuar…
E njëjta jam, për kohën e mbetur…
 
 
 
HAJDE NJË ÇAST
 
Hajde të fshihemi zemër në një kënd diku,
s’ ka gjë se duart sot i ke me vaj apo miell,
mos qesh, ky vit na ka shumë borxhe ne,
të rrëmbej në krah, mos thuaj je i çmendur.
 
Flinim të lodhur zgjoheshim në të njëjtën anë,
e linim shpesh dashurinë për natën tjetër,
fletët iknin si kalorësit, një nga një në kalendar,
çdo vit që kalon na gjen një hallkë më të vjetër.
 
E ngroheëm dashurinë, si hajdutë në afsh,
kjo kohë e stresuar s’ na lë rehat një çast,
ziles së derës dëgjohej sinjali i djalit tonë,
u nxehëm e qeshëm,… u dogj dhe ky rast …!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s