Poezi nga Sokrat Habilaj

Poezi nga Sokrat Habilaj

 

MALLI YNË

Malli ynë është aq i vjetër, sa bota,
Sa duket se ai na ngjizi ty dhe mua.
Pasi priti njëzetë e ca vite, ndoshta,
U bind, dhe na shpalli burrë e grua.

Po nuk dha asnjë këshillë të vetme,
Se mos ndoshta ja thyenim zemrën.
Thua nuk e njihte, këtë kohë të keqe,
Ku ndodhë të harrojmë dhe nënën!?

Ndodhë që të zë pritë një mall tjetër,
Dhe na e prishë mendjen, ku i dihet.
Malli ynë që është i vjetër, sa bota,
Mori ca masa që të mbyllte shtigjet.

Mbase ai e di, se nga i vinte meraku,
Po them se nga unë, gjendej ngushtë.
E krijoi një grua, prej mishi e gjaku,
E ndërsa për ty tha:-Kot t’i vë kusht!

 

PREMTIM

Ti s’ke asnjë arsye të mendosh më tej,
Nëse ikën, mos e kthe më kokën pas.
Të premtoj, se unë pa fund do të urrej,
Që kujtimin tim ta mbulosh me rrasë.

Të premtoj, se nuk do ta ndjesh ikjen,
Se unë do zhduk tek vetja çdo shenjë.
E mbi lëkurë, cigaret do t’i lë të fiken,
Derisa të djeg puthjet e tua, në rrënjë.

Të premtoj, kam për të harruar krejt,
Dhe sikur në ëndërr të t’i ndjej hapat.
Që të ta bëj ikjen tënde sa më të lehtë,
Ku vure këmbët, do t’i shkul pllakat.

Të premtoj, se dritaret do t’i bëj çika,
Që edhe fryma jote, të humbas në erë.
Por që të mos të të mbetet makth ikja,
Shtëpi e braktisur, do shkruaj në derë.

Dhe kur të jem vithisur, gurë pas guri,
Si gërmadhat që lë, kur ikën një grua.
Ti vazhdo beso premtimet e një burri,
Po s’të premtoj dot, se nuk do të dua!

 

SHËN TI…

Mund të rendja deri në fund të jetës,
Deri sa të të gjeja ty, herët apo vonë.
Se fëmijëve të mi, muret e kujtesës,
Nuk ua lija dot, pa pasur një ikonë.

Si lija dot pa një kult, pa një faltore,
Pa një SHËN TI, që të bënin lutjet.
S’isha unë që të ktheva në shenjtore,
Unë jam muri ku ti mbështet supet.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s