Cikël me poezi nga Zyra Ahmetaj

Cikël me poezi nga Zyra Ahmetaj

 

ZGJUAR

Me dritën e syve tu,
bija të flija.

Nuk bëja gjum.
Më bëhesh se ishte ditë
dhe s’kisha kohë për të humb ..

 

ZËRI YT

Zëri yt i butë
më mbështjell; mëndafsh;
shpirtin ma këputë,
seç më ndjell një afsh!

Zëri yt i ngrohtë
më këndell zemrën
si fllad pranverorë,
më përkëdhel ëndrrën.

Zëri yt i i dashur
më hyn në damarë;
një impuls gjaku ,
i fortë; i paparë.

Zëri yti ëmbëll
-simfoni jete;
notat e një kënge;
në pentagram zemre.

Ahh,
Vdeksha n`vënd
për atë zërin tënd!

 

SAN VALENTIN

Në këtë ditë të bukur me dritë;
bekuar nga Perëndia,
a s,më thoni miqë e mi:
-Ku u ndodhka dashuria?

A s’më thoni:
-Ç’qënka kjo;
si mund të fshihet në këtë ditë?!!!
E pabesë; gënjeshtra plotë.
Ku ka ikur?
Na i thau sytë.

Ah, e ëmbla dashuri,
të beson e gjithë njerëzia!
Cave na e ke me tradhëti;
kot të presim me dëshira.

 

DASHURI BIO

I zemruar, një mik
më tha:
-E ke dashnimin e egër.

Sa kompliment i bukur mu duk!

I bie, të kem dashuri bio
pa asnjë përpunim apo truk.

 

DUA TI THITH BUZËT

Dua ti thith buzët
si bleta nektarin,
në lulen e trumzës;
petalbardhë të mjaltit!

Dua ti thith buzët
si qumshtin e gjirit;
buzve ua heq shkrumin;
etjen i shuaj shpirti.

Dua ti thith buzët
si gotat me verë;
me mushtin e rrushit
të ëmbël; sheqer!

Dua ti thith buzët
e të dehem-tapë!
Duke na u dridh gjunjët;
t’fundosemi në shtrat!

 

PIKA JESHILE

Ah, kjo pikë e shenjtë jeshile,
shkrep si rreze në fortunë;
kryq ju bie largësive,
të sjell pranë, si pëllumb.

Ah, kjo pikë e shenjtë jeshile,
të ndez gjakun n’kapilar.
Je aty, mos më bën hile!
“Të dënoj” me puthje-zjarr!

Jeshilon në zemrën time,
prezenca jote-thesar.
Gjallëroj në përjetime;
më ngroh si diell, rrezear:

Ah, kjo pikë; pikë e shenjtë,
jeshilon veç për mua!
Jeshilon, premtim i dhënë.
Do të vish? Sa shumë të dua!

 

MOJ E MIRA TE BUNARI

Moj e mira te bunari,
ka ardh djali, përmas gardhi:
A ma jep pak ujë ta pi;
të zë sebep e të rri me ty?

T’rri me ty, moj lulbajrak
sa ti shoh teshat në shtat..
më je veshur për merak;
me perparse me pshtjellak:

Tu bëfsha lidhc e marhamë,
ti mbshtjell flokët, dallg plot valë;
ta lëmoj faqen e bardhë;
përrreth gushës të shuaj mallë!

Tu bëfsha tafte me arë,
mi gjyks tënd, në jelk varë;
të përkundna me shkelqim,
sa herë ti të marrish frymë!

Kalldrëm bahna n’oborr tand,
të më shkelish ti me kam.
edhe shpirti le t’më dalë;
trup dhe zemër-flakë jan kallë.

 

ASGJË PËR TY

Librin tim e gjen.
E di.
gërmon emocinet e mia
me sytë e mëdhenj,, të bukur;
të zi.

Mos u habit!
Asgjë nuk shkruajta për ty.!

Kërkova ca fjalë,
gjeta gjethe të rëna; të përbaltura;
të kalbura.

U thirra kujtimeve të mia.
S’më than adgjë;
mu dukën të pajeta;
të vdekura
nga vetmia.

Kërkova ëndrrat
si yje në gjithësi;
gjeta rë të zeza
ngarkuar me shi.

U gjënda pranë stuhisë
në një humnerë.
Mendova:
– Këtu
mos të kthehm
tjetër herë.

 

AKTI DASHUROR
(Përshkrim fizik)

Qëndrojmë buzë më buzë,
shkrirë në një lëkurë;
pllaka tektonike
mbërthyer; ndërthurë.

Tërmet lëkundjesh
në planetin krevat;
ndjenjat përkunden,
zemrat ndizen-flakë

Shfryrje kozmike
ofshamash kënaqësie;
me llavë të bardhë, shpërthimet
në hapsirë dashurie.

Me vrull ngjizet jeta;
kulmon kënaqsie;
dashurinë e shenjtë
bekoi Perëndia.

 

ASNJË DRITHËRIMË

Tani të shoh e qetë;
në zemër, asnjë drithërimë.

Nga shkuan emocionet kështu
si zogj që s’e durojnë ftohtësinë?!!!
A thua s’të kam dashur taman;
apo nuk e meritove dashurine?!!!

 

KUR PI VERË

Kur pi verë
si një rezervuar i stërmbushur,
dhimbjen e derdh me lot.

Kur pi verë qaj
dhe për ta zbutur hidhërimin
zë e qesh kot.

Më të çliruar dhimbjen,
më të madhe
dashurinë;
Kur pi verë
më të bukur
e shfaq shpirtin tim
në poezi.

Ndonjëherë me Khajamin,
pi verë.

 

BRENDA MEJE

Thellë në mua,
-fjalë të pathëna, shurdhmemece
Thellë në mua,
-vargje të pashkruara,
-rrugë të pashkelura.
Thellë në mua,
-dëshira të ndalura, akoma pa zgjuar;
të fjetura.

Thellë në mua,
– ëndrra si fara lulesh të pambjella;
të mbytura në liqenin e mjegullës gri;
pëllumba pa krahë
që përpëliten në përjetësi.

Thellë në mua,
– shumë jetë, aq të dëshiruara
të pafilluara.

Dy pika lot si ortiqe dëbore
– rrokullisen shpatinave të faqeve.
Një ofshamë,
si haz i ortiqeve të rëndë.

Sa shumë dhimbje në mua,
e stërngopur prej dhimbjes;
për më tepër nuk ka vend.

 

PËRSE MË ERDHE NË ËNDËRR?

Me fëshfërimë, vjeshta, ndan gjethet nga dega.
Siç vjen me shi, shpesh sjell dhe lot.
Kur i ndan dhe njerëzit, shkakton brenga;
i hap shtegun dimrit; akull të ftohtë.

Përse më erdhe sonte në ëndërr?!!!
Më shihje me lot në sypërmallim;
sikur më qortoje që të lëshova me ëndje,
kur deshe të largoheshe; tjetrën në kerkim.

Përse erdhe, fiks në datndarjen tonë?
Erdhe sikur të kishe ikur vertetë.
Do ta kesh kuptuar, se përgjithmonë,
këtu, i tëri ke mbetë për jetë.

Fotot së bashku, jan siç kan qënë;
edhe në fb nuk i hoqa fare.
Në jetën time një vend, ke zënë;
një hapsirë dashurie, prap më jep frymmarrje.

Kur të mendosh të vish në ëndërr tjetër,
hajde i buzëqeshur, jo ashtu me lot!
Ndarja është e rëndë, dhe, sa bota e vjetër,
veç kujtimet as ndahen, as largohen dot.

Asgjë

As pushim, as gjumë
as mendje në kokë.
Nuk e prisja këtë ndarje.
Për asgjë nuk u dashka gëzuar fortë.
Pesha e zhgënjmit
ka rëndesë më të madhe.

 

ËSHTË KOHË E TEKNOLOGJISË

Shpesh të thërras me melodi;
siç të thërrisja përherë.
Çuditrishtë,
me zërin e ëmbël
dhe përkëdheli,,
më pergjigjen muret
në çdo cep.
Është kohë e teknologjisë së rëndë.
I rregjistruar,
me zë dhe figurë,
mbete në këtë shtëpi;
në çdo objekt dhe kënd.

 

DASHURIA

E kam zemren poezi,
te mbushur me dashuri.
Dashuria mund te keqen ,
e mban boten ,e mban jeten.

Dashuri per Perendine,
punen ,jeten ,te verteten,
per familjen ,per njerine,
per natyren, per te drejten.

Larg nga veset ,larg nga droga,
larg nga t’keqijat qe ka bota,
larg nga dhuna e pabesia;
te pushtoje boten DASHURIA!

Rrofsh , rrofsh dashuri!
Ti je nje me Perendi.
Na mbush zemren, na fal gezimin,
miresine dhe durimin.

Dashuri per Perendine ,
punen jeten, te verteten,
per familjen per njerine,
per natyren, per te drejten.

 

FATI IM

-Pulumbar i shpëtimit të ëndrrave të mia
të rrezikuara
-Diell rrezear i shfaqur në pragmuzg të jetës time,
për ta kthyer në ag.
-Zemër që pulson fuqishëm ndjenjën më të bukur dhe më të lartë njerëzore;
dashurinë;
që përtërinë çdo qelizë jetsore dhe vyrtyti.
-Yllë mirësie dhe vlere që shpërndan mjegullnajën vetmitare; vrastare.
-Je fati im i përndritur, i mirseardhur
që hap qiellin e lumturisë time.

 

FOTOGRAFITË

Ndamë çdo gjë personale;
secili gjërat e veta.
Po me fotot çdo bëjmë?
Fryte të dashurisë, si fëmijët, kur ju ndahen prindërit,
shikojnë trishtuar; ndjehen të shkreta.
Ndjehen lënduar,
na shohin me përçmim,
Nuk din nga të shkojnë;
nuk din nga të mësyjnë.
Ato me dhimbje na qortojnë:
-si nuk e ruajtëm,
si nuk e mbajtëm}
dashurinë?

 

NDONJËHERË KUJTO ATË KOHËN E VJETËR

Sot mora vesh që je martuar,
riga loti më ran për faqe.
Më beso:-Në shpirtë jam gëzuar
edhe pse gjenden të shumta meraqe.
Jan ca meraqe të një bashkjetese.
çdo gjë, në çdo moment na lidhte të dy.
Vertetë u ndamë, por hiç nuk bëmë sherre…
Që u ndam e besoj vetëm tani.
Tani, s’më mbetet të them gjë tjetër,
veçse te uroj.-Për jetë qofsh i lumtur!
Ndonjeherë, kujto atë kohën e vjetër!
Shpresoj të mendosh:
– KA QËNË E BUKUR.

 

DASHUROJMË ME PLIS

Voci syfajkua,
kësulën e bardhë,
në rrasën mbi krua,
e linte sinjal.
Kur të vinte cuca
dhe mbushej bucela,
në gji fuste kësulen.
-Tak, ja bënte zemra…..

Një belhollë e gjatë,
na qënka përgutshëm;
si pëllumb një djalë
ja ka lujtë kapuçin.
Kur i lëshojnë djemtë
kapuçt` mbi vetull,
ju duhet përpjekë,
me çikat; patjetër.

Petale kujtimi,
letra dashurie,
si thesarë i vinin,
nën kapuç, mbi krye…..

Trimi me qeleshe
në tirq e xhamadan,
varzën ta tërheqë,
gurët i cikrron.
Dhe ju ndizen zemrat,
dyshe hedhin valle.
Kur shkelqen xhubleta,
s’ka nevojë për saze.
Nuk ju duhen, dajre,
tupan as sharki;
me të zemrës rrahje,
ndjekin melodi….

Shpalos fustanellën
me feste, djali Çam,
e fton të luajn belin,
vajzën me tumane.
Si dallgët e detit,
si fortunë në male,
është vallja e djemve,
të Çamërisë vigane.
Vajzat hedhin belin,
në vallen pogonishte,
si flladi i lehtë
që fryn në ullishte.
Dhe me violinë,
bukur ja thonë këngës,
në gluhën shqipe,
-drithërimë e zemrës….

Çel kjo dashuria
e bardhë si plisat.
Gëzon Iliria;
seç blerojnë filizat.
Pranveron Atdheu
veç me bardhësi;
me paqe dhe vlerë
si plisat e tij

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s