Poezi nga Luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

SONTE

Sonte i shtrirë mbi krevat
Shtjelloj ca kujtime
Një merzi më kallë shpirtin
Edhe pse dritarja ishte e hapur
Një erë freskonte dhomën
Kam frikë t’i fiki dritat
Ah sikur të më vizitoj dikush
Vetëm për një çast të vogël
Të heq një trohë të shkretit mall
Apo me një cingërrimë telefoni
Do të isha i gëzuar deri në agim
Kjo botë mori fund ,u shkatërrua
Askush s’po kujdeset për të vjetrit
Të mjerët pleq po harrohen
Sa keq të rinjve po ju mungon koha
Shiu po i tretë kujtimet në humnerë
O Zoti madh çka po ndodhë?

 

NË SYTË E TU

Në sytë e tu të kaltër shoh
Qiellin tim
Që i pengohet drita e diellit

Në sytë e tu të mëdhenj shoh
Tokën time
Më të vjetër në ballkan

Në sytë e tu të plagosur shoh
Rrënjët e mia
Dhe shpirtin tënd të madh

Në sytë e tu të mllefosur shoh
Sytë e mi
Thellësi e liqenit të lotëve

Në sytë e tu të trazuara shoh
Një vullkan
Që do të shpërthej deri në qiell

Në sytë e tu më të vjetër në Evropë
Dhe në sytë e mi
Shoh një bashkim kombëtar.

 

MË THE…

Më the: vjeshtë më është bërë
Zemërshkreta pa ty
E akulltë nga acari i vetmisë 
Ëndrrat po më trishtojnë gjumin
Mungesa jote po më djeg e përvëlon
Jam bërë si e marrë
Kam frikë nga jeta
Koha po kalon shpejt e unë po plakem
Floku më është bërë si bora
Edhe pak gjethe vjeshte
Numëron jeta ime
Shumë gabova atëherë
Që s’u martova me ty, sa të doja…
E sa më doje
Kjo dashuri nuk mjaftoi për prindërit e mi
Ende të dua si dikur
Edhe pse je martuar prapë të dashuroj
Unë s ‘pranova tjetër dashuri`
Kurbeti të humbi larg nga unë
Sa afër të ndjej netëve të pa gjumë ylli im
Sa dua të të shoh i dashur vetëm një çast
Një buzëqeshje të fali ty
Dhe vetëm pak të shfryhem
Nga e keqja që më shtrëngon fytin.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s