TË LUTEM… / Poezi nga Alma Zenellari

Poezi nga Alma Zenellari

 

TË LUTEM…

Krijo një stinë të re,
lindur nga liqejtë e thellë të syve të mi,
që presin me padurim
në bregun e pritjeve të gjata, ty.
Lindur prej buzësh të etura,
krijuar prej boçesh të pjekura puthjesh
që përskuqin
manat e egër duarve të tua…
Krijo një stinë të re,
me aromë të prushtë trëndafilash,
çelur mbi gjurmë kaprollesh këmbëholla…
Nuk e di!
Nuk e di
nëse do mundesh
të krijosh një stinë të re
me dallgë të bardha përqafimesh ,
me krahë dhe flokë prej reje dhe mjelmash të hutuara,
që fërgëllojnë me lindjen e diellit
duke thithur dritë…
Një stinë të re,
për mua
lindur e tëra prej gjelbërimit…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s