Poezi nga Mivete Mehmeti

Poezi nga Mivete Mehmeti

 

këtë këmishë

pëlhurë kohe
si zhugë e keqe
mornica më mbush trupin
kushedi pas sa brezash
vesha këtë këmishë
më rrinte mirë
edhe pse s’më pëlqente
tani më vjen e ngushtë
sa frymëm ma ndalë
e re kishte mbetë,
në sytë e të tjerëve
e mirë dukej
sikur ta dija
kurrë nuk do e veshja
mbase nga lakmia
kush e din
edhe sa e sa breza
pas meje do e veshin.

 

Si të flas

Përderisa i gjalli
mbahet për mbajtësen e
hijës së të vdekurit
si të buzëqeshë
kur buzëqeshja arratiset
si zogë vjeshte
e për të folur
si të flas
kur të tjerët
fjalën ta lënë në fyt.

 

Mërgimtar

Jetën në valigje,
trupin në mërgim,
shpirtin në atdhe.
Gjallë a vdek
vendlindja e pret.
Rrugëve labirint
kërkon portën e kthimit
me sytë e mjegulluar
futet nëpër pyje e lugina
dhe detëra të trazuar.
Por,
pikë mbërritjen
nuk e lëshon nga syri.
Gjurmëve të ëndrrës ecën
e vec një strehë fati
rri varur mbi mërgimtarin.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s