Poezi nga Xheladin A. Çitaku

Poezi nga Xheladin A. Çitaku

 

BREDHJE MENDIMESH

*
Ujvarë, mendimet derdhen rrëke
e vërshojnë ngeshëm universin
lëshohen azat të bredhin pa fre
rrugësh takojnë virtytin e vesin.

*
Arratinë marrin në shtigje të pashtigje
teksa livadhisin në vrap të papenguara
do thurin rrjetëzime dhe trillojnë ofiqe
në vorbull mjegullnajash të ngatërruara.

*
Mbërthejnë në kangjela bëma e sajime
ndërdijen mbushin të bëra e t`pabëra
rëndojnë së koti folenë e mëndjes sime
kotësirat e botës dhe plotë tjera gjëra.

*
Sulen me vrullë në ngastrat e dynjasë
gjithandej i vjelin kokërrat e dyshimit
mbushin hambare zbraztësi të pamasë
gatuajnë e ushqehen në sofrat e fiksimit.

*
Dritë dhe errësirë, qoftë dimër a verë
gjerësish e skutash do vejnë për vizitë
e trokthin e mbajnë nga dera në derë
me dhurata mashtrimesh egot gostitë…

 

TUNDJET E SHPIRTIT

*
Shpirti ngazëllehet nëpër serenada
ndër tinguj të lehtë që lozin në kitarë 
në nota melodie, sfondesh të pa trajta
e ngjyra vezullimi në portret imagjinar.

*
Ngazëllehet në fluturën krahësh të brishtë
që përkund puhiza ndër lule e në gjethe
në zërat baritore kur tingëllijnë kopeisht
në agime horizontesh e në rreze shprese.

*
Vrullet e ngazëllimit i përqasen qiellit
shoqëruar dëshirash lozin në kaltërsi
hidhen lazdruar në ngrohtësinë e diellit
në pikëvesën e petales të shijojnë freski.

*
Ngrysjet e muzgut e leqet e pikëllimit
e mbërthejnë herë, herë si për kapistalli
në brendësi kyçet, si në kullat e ngujimit
zihet me vetveten e nxjerrë xixa stralli.

*
Caliku i shpirtit mbushet, herë zbrazet
çfarë i sjellë jeta e bartë pavullnetshëm
në stinët e përjetimit sfidohet e ngaset
rrugëve ëndrruese tek bredh përjetshëm.

 

NË PIEDESTAL PËRJETËSIE

*
Në brigjet e thepisura
të Shqipërisë shkëmbore,
fanar orientimi
në bazament madhështie,
ikonë e fronëzuar
në kupolën e qiellit
shëndritë horizontet
në dritëvargjesh
të shpirtit
dhe i blaton
tempullit Atdhe.

*
Në univers përjetësie
yll ndriçues
për rrugë breznishë,
për shtigje historie,
për horizonte shqiponjash,
ku flatron krenaria,
ku rrezëllon dinjiteti
nga ninullat në lindje
e sokëllimat në Rilindje
shkronjash e vargjesh,
dhe idealesh.

*
Shtegtim në amshim
bilbil Shqipërie
këngësh pavdekësie,
thesarit të popullit
trashëgim,
monument i diellëzuar
emri Naim
në ndërgjegje ngulitur
e në prushërim shpirti
ngrohtësi e pashuar…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s