Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi
LETËR DIELLIT
E vërtetë!
Desha t’ i këndoja ndjekjes kaubojse nga jugu në veri,
që kur dekada më parë trasferova ç’ ish i barkut tim.
U kisha faqosur gjojën e mëkateve rinore
dhe lodhjen për tjetërsim.
Jo që nuk pata ndihmë, po dimrat e zgjatur frymëzojë në ngrice,
madje dhe vendimit të iki, ose të rri në siguritë e kompozimeve veriore.
S’ ma përmbajtën dot përmbushjen e hareve,
vetëm sa shtriu diametrot e përpjekjeve.
Kalendari i përvishte ç’ do treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditëve shfryrjen dufit poetik.
Më në fund në një ditë të nxehtë gushti, një mik poet i vërtetë, nga cepi më i largët i Kilit, në grykë ende s’ kish kaptuar përkatësinë nga vinte.
Beretën vënë mënjan, mbërritjes me anije si kish hequr të drejtën e pritjes, po kish guxuar të shihte në sy horizontin ku do e dërgonte…. Jo si unë!
Gjithësisë kish ditur t’i qaste fshan e tij…, jo si unë!
Ikjet janë të gjitha njëlloj.
Desha t’ i këndoja ndjekjes kaubojse të së vërtetës nga jugu në veri.
E gjeta me po ato maska,
me bojë njësojë mbi dredhka fjalish, me pesë gishtrinj,
me qirinj të pafikur mbi shpirtra të harruar në epitafe e vazo të bronxta në emër të përjetësisë.
Pa një, pa dy, mu bë e qartë t’ u drejtoj strabizmin e shikimit.
Ndihmës kaubojse ende më duhet t’ i stabilizojë ison e times labëri,
shaminë e djegur të beqarit në doke,
xhubleta t’ më josh përsëri si miqtë e mi nga Kili në Misisip.
Shkesët që më ripajtuan mëritë,
rëra e bregut që bëri t’ më rrinë sytë e djalërisë mbi kofshë, bel e faqe,
t’ më jehojë indinjatë e Naimit dhe Nolit,
oit në vakit
bam-bam i thëmbrës mbi avlli,
xhufka mbi majë nën fustanellë për të sajdisur pogonishte
e syri i sime’ ëme që ndrin t’ më thotë më nderove.
Dhe miket e orëve të humbura t’i tremb në çeljen e Bareve
tymi i marmitës nën dritaren, si ai i satës që do i hip e të prek varret….
Paçka!
Këto faqet e jetës elastike e përqeshjeve në gajasje,
aromë e byrekut pa dhallë,
të thash e të thënat në kup të kristaltë,
kioskat e revistave me llogje pa rradhë…
…t’ miat vjersha mi qasin pak.