Bajramali Selimi 

Bajramali Selimi

Bajramali Selimi lindi në vitin 1966 në f.Gradec, rrethi i Gostivarit. R. Maqedonisë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes,kurse të mesmen në gjimnazin e Gostivarit. Studimet për Gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin Filogjogjik në Univresitetin e Prishtinës më vitin. Jam i punësuar si profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në SH.F ,, Mehmet Deralla,, në fshatin Gradec komuna e Vrapishtit. Me krijmtari letrare merrem që në moshë të hershme. Librin e parë me poezi ,,Dru pa rrënjë,, është botuar me 1996. Libri i dytë (poezi) ,,Dy herë ëndërr,, më 2003. Libri tretë me (tregime) ,”Skafi,” botuar më 2004. Libri i katërt ,”Aromë parajse,” botuar 2007. Libri i pestë me (poezi) ,”Zukama qytetesh,” botuar më 2015.

Romanet e pa botuara për shkaqe finaciare janë: ,”Rruga e qumështit,” , ,”Varri bosh,” dhe “Medaljoni,”. Kurse vepra (poezi) ,”Jam vertikal,” (70 poezi) pret miratimin e Ministrisë së Kulturës R. Maqedonisë. Kam punuar edhe në mediat lokale – Radiot dhe TV-të e Pollogut. Kam marrë pjesë në shumë manifestime letrare në Maqedoni (qytetet e ndryshme) R. e Shqipërisë dhe R. e Kosovës. Më vitin 2001. Jam shpërblyer me vendin e dytë me tregimin ,”SKAFI,” në konkursin letrar të gazetës ,”Flaka,” ku është botuar më – 10.11.2001. Edhe shumë poezi dhe tregime dhe artikuj të botuar në revistat dhe gazetet e rrethit dhe më gjerë. Kam bërë redakturën dhe të disa librave të autorëve të rinjë. Kam qenë i ftuar edhe në shumë promovime librash dhe manifestime kulturore. Jam ftuar edhe në disa emisionet e TV-ve lokale dhe qëndrore në R. M. Kam qenë dy mandate këshilltar në Kuvendin Komunal të Vraçishtit . Jam i martuar baba i dy fëmijëve.

 

JAM VERTIKAL

Jam balta me shpirt vertikal
flakë qiriri që grin terin me durim,
era me furi deshi të më zhbi në thembër,
por rrënja e arit më mbajti vertikal
duke më nxjerrë me shkëlqim gjithandej
kur injoranca më mbante pa emër
dhe më shkelnin me çizmen xheloze.

Vertikalja fenerë detit me tallaze,
e rrotullimi nuk ndalet para mendjes qore,
kur frika flenë shtratin të stërpikur nga djajtë
e dehja për pushtet ha palcën e kombit.

Unë s’jam balta e grindavecëve në kasaba
që zgjohen nga këndesat e lagjes së varfër
dhe përshurrin sa ua sheh hijen syri i verbët
pasi detin e shohin për peshkun në pjatë.

Unë balta e pa përlyer dua detit ta shaloj
pasi shpeshherë më thotë , jam ATI JUAJ
më shaloni botën t’ua sjellë në breg
injoranca të pëlcasë si vaj në tiganin pa peshk …

 

LUFTA ME KUSARËT

Ti sheh ballin tim të vuajtur
e di si eca radhëve të purgatorit,
kur kusarët e tërbuar ngjiteshin litarëve
për ta plaçkitur anijen me shpresë të venitur.

Thua se koha tradhtojë çdo herë
apo e humbëm çelësin në shkretin
para portave apo pranë harkut të triumfit,
nuk dinim t’i hapnim dyert gështenje.

Mos e ledhato atë që mban pushtetin,
idenë e mbyti në llumin e injorancës
pasi është përlyer me jashtëqitjen aromë rëndë.

Balli ka vuajtur edhe për ju
ju s’shihni duke qenë në vorbullën e trishtimit
nuk bëni përpjekje për ta grisur shaminë e zezë
ku kusarët shëtisin si mijë në anijen e braktisur
unë përpiqem të dalë, e ju hyni në ferrin e Dantes.

 

Dua ta hap derën!

Dua të të shoh kur ke shok vetminë
në një tavolinë me abazhur dhe vazo me lule
që mundohen ta ruajë shpirtin e dashurin me kursim
ashtu si heshtja jote që numëron vitet me dritë hëne.
Mos, mos e ushqe vetmin me vetmi,
as me gotën e verës dhe me cigaren shirt vjollcë
e muzika me ritëm xhazi le ta dridh heshtjen e natës,
bashkë me vibërimet e celularit ngjyrë rozë,
që sjell një mesazh nga një i panjohur.
Heshtja palton buzët me dyshim
shpresa të rrotullon vërdallë në kotësi.
Edhe kjo natë nuk hapi asnjë derë
që flutura krah shkruar të ma prish vetminë.
E di plagën tënde edhe pse nuk më tregon
që ndoshta do të vija dorë më parë
për ta ujit vetmin dhe vazon me dashurin pa mbarim.

 

Zëri i shterur!

Unë thirrja nga fundi i pusit
e dija se nuk dëgjohem,
qiellin e shihja me dritë
në orbitën e vogël
vrimë gjilpëre.
Nuk kam heshtur
as netëve me hi
në rrugëtimin e ngushtë
mbaja një penë të lehtë
shok për ta zgjidhur nyjën tonë.
Vetmia nuk ishte vetmi
as në pusin e ngushtë
që shpesh më vinin guraleca
nga ata që pinin ujë.
Zëri mu shter
pena nuk më ngre vertikal
shpresa ecën me mua
pasi hija e injorancës
më ndjek ende pas..

 

ERA E PARFUMIT

Me shikimin shtizë
sekreti i gruas me parfum
zemra medaljon qelibari dridhet
në ballon shfrenuar me drita neoni.
Ajo shfryhet me tingujt e muzikës,
hapat të ngadaltë ia afrojnë tabakanë
jepej pas gotës shkëlqim ari
për ta mbyt epshin e kallur prush.
Zonja me parfum
qeramikës fushë shahu i binte me take
si tangoja spanjolle kur ndezë ashtin
e kënaqësia derdhet si gjethe vjeshte
kur freskia e Mesdheut sjellke
aroma shkretëtire me muzikë arabe.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s