Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali

 

PO TË PRES

Po të pres!
Të gjitha nuancat e shpirtit tim të kërkojnë,
Të gjitha orët e ditës vrapojnë për tek ti,
Nata ime nuk fle,
Po të pret, duke përqafuar ëndrrat,
Dhe duke luajtur me imazhin tënd,
Nëpër shtratin e endjeve.

Pas pak ditësh ti do të vish,
Hipur mbi një zog a mbi një re,
E unë po të pres,
Me buzëqeshjen e një loti malli mbi sy,
Me afshin e një puthjeje mbi buzë.
Zëri yt vrapon përtej kontinenteve,
Herë si piskamë e fortë ndjenjash,
E herë si ninullë e ngrohtë që në gjumë të ve…
Po të pres,
Me shpirtin mbushur me klithma epshi,
Me pëlhurën e dashurisë rrotulluar rreth zemrës,
Me mendjen ngarkur me mall e shpresë…
Eja!
Kapërcei ditët dhe oqeanet e dhimbjeve,
Se unë, po të pres…

 

Guxova dikur
 
Guxova dikur të të mbuloja pakëz
Me velenxa vargjesh të ngrohtë,
Që të mbroja nga suferinat e kohës
Ku ekzekutohen me heshtje poetë.
 
Guxova dikur të të mbuloja pakëz
Me puthjen e ëndrrës përmbi sy,
Aty ku rruga e qumështit bëhet pluhur,
Aty ku vështrimet e yjeve bëhen fli.
 
Guxova dikur të të mbuloja pakëz
Me afshin e shpirtit që digjet për ty,
Doja të ruaja të freskët në lumin e jetës,
Si një zambak që çel në përjetësi…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s