Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Diku prapa diellit

Diku prapa diellit,
në ditët me mjegull,
në netët në të kthjellët,
në rrugët pa adresë,
ecin njerëz të paemër,
shurdhmemecë.
Esëll pasi rrokëllijnë
dhjetë gota,
flasin me vete
për politikë dhe parlament,
deri sa t’i lënë mendtë.

 

Brezi i humbur

Stinë lulesh,
pranverë me një emër tjetër,
lule mbi gjemba,
për të nesërmen që e kanë të humbur,
gjemba pa lule për sot,
fiton ky brezi i vjetër.

Në vetflijim,
para një tempulli që vdiq,
heshtin,
si para një varri të hapur,
e kohës s’ia bëjnë me gisht,
në vetëflijim fshehin plagët.

 

Bardhësi dhe fat

Një yll në qiell
kthehet në ëndërr,
flokë-flokë
bardhësia bie,
e zgjohet.
Mbarësi dhe fat,
po na dhurohet
prej lart.
E një kujtim,
një çast
na vë për udhë
e na çon larg…
Ca flutura bore
përmbi asfalt,
na ftojnë,
të na urojnë
bardhësi
dhe një vegim që zgjat…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s