Kalendari poetik: Umberto Saba (1883-1957) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Umberto Saba

Kalendari poetik: Umberto Saba (1883-1957)

Umberto Saba, emri i vërtetë i të cilit është Umberto Poli u lind më 9 mars 1883 në Trieste. Në kohën fashizmit dhe ligjeve raciale (nëna e tij qe çifute), pati përkrahjen e pandërprerë të poetit Eugenio Montale, që e ndihmoi duke rrezikuar jetën. Ishte poet, shkrimtar dhe aforist i njohur italian. Në vitin 1911 botoi vëllimin e parë me poezi. Të mrekullueshme qenë edhe epigramat që shkroi, ja një prej tyre:
“Sa isha gjallë, një populli të vdekurish i fola,
I vdekur dafina s’dua, veç harrim kërkoj.”
Ja shqipërimi që përzgjodha për sot:

ULIKSI

Në rininë time shpesh kam lundruar
përgjatë brigjeve dalmate, ca ishuj të vegjël
çfaqeshin, në çdo valëzim, mbuluar me leshterik,
të rrëshqitshëm; mbi ta ndonjë zog në të rrallë qëndronte,
por në diell, si smerald shkëlqenin. Kur vinte batica
dhe natën i mbulonte, anijet u shkonin ca më larg,
rrezikut për t’i ikur. Sot mbretëria ime
është ajo tokë e askujt. Porti
për të tjerë i ndez fenerët; prej tij, më larg
më shtyn shpirt’i panënshtruar,
ashtu si nga jeta – dashuri e hidhëruar.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s