Poezi nga Vasil Çuklla

 

GRUA

Galaktikë,
vite dritë,
larg meje, larguar!

Rrënqethje,
drithërim,
meditim i praruar!

Udhë pashkelur,
kodik,
i padeshifruar!

Yllnajë
Andromede
i pa eksploruar!…

Gëlim,
shkulmdëshirë,
në zemër, harbuar!

Rregëtim
shpresëndjellës,
në syrin verbuar!

Uragan
ndjenjash zjarr,
e det i trazuar!…

Apoteozë,
ëndërr-marrë…
Tek unë, mbetur zgjuar!

 

Pritja

Buzë të panginjura, puthjes frymuar frymë
Lëkurës së sedeftë, poret ulërrijnë
dihatjes pranverore.

Bares krejt i vetëm, kopshtnajës së vetmisë
Dehur në ekstazë, ëndërrimesh prore
Frymës sate rrënqethur, rrëshqas përmbi sisë…

Hëna lan në dritë, terrnetët ndez shpuzë
Kam mote që të pres, stacionesh mbërdhirë
Këngëmall mbetur mekur e varrur mbi buzë.

 

Molar

Vjedhnajës më rrëmbeve, gjithë ç’kisha
S’të mjaftoj, përmbi plagë mbolle kripë.
Lispërkulur, rrënë gjunjsh, u çapita.
Me shenjti Perëndie, për prikë…
Shkallëvërtetës të jetës të prita
Të të them, është mëkat… s’vidhet Kisha!

 

Nënës

Më ler, puhi të endem, mes syrit tënd, të hëntë.
Më ler t’ju ndez gjithë yjet. O Mëmë, Nënoke, Nënë!
Aty më lerr të shplodhem, në fjalën ledhë, të brishtë
Në fjalën rrjedhur buzësh, ku zhbëhen qiej trisht

Nga sytë prej lotësh vrarë, ku ëndrra vdes përshpirtur.

Dritës së syrit tënd, që zgjon agjesh mëngjezet
Frymimit të purpur, ku linden buzëqeshjet
Në prehrin magjiplotë, ku lahen ditët e mia
Në duart tashmë rudhur, ku tiset fshin vetmia.

Filljetës së këputur, fundbrengash rraskapitur.

Më ler, puhi të endem, mes syrit tënd, të hëntë.
Ku linda, rritem, plakem, o Mëmë, Nënoke, Nënë!
Ku gjallon mirësia, çdo dashuri, çdo shpresë
Aty, drejt kaltërsive, të zhbëhem një mëgjes

Si dritë në perëndime… kur drithëron nemitur!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,248 hits

March 2019
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List