Kalendari poetik: Zyhdi D. Morava (1946-2010) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Zyhdi D. Morava (1946-2010)

Në rubrikën time të përditëshme “kalendari poetik”, postoj shqipërime të miat prej poetëve të huaj që kanë datëlindjen në ditën përkatëse. Sot është hera e parë që thyej këtë rregull duke sjellë një buqetë me perlëza poetike prej mikut tim të paharruar të burgjeve, shkrimtarit dhe lirikut të madh Zydi Morava. Të mbaj mend Zyd, kur u ktheve nga vizita në Pragë. Ç’vit qe? ’92, 93? Pate intervistuar presidentin çek Vaclav Havel në zyrën e tij. Nuk i harroj fjalët e tua kur më tregoje fjalët e Havelit: “Më vjen zor të them kam qënë i burgosur politik para një të burgosuri politik shqiptar…ç’të të them, ju keni qënë heroj!” Është dita e lindjes së tij sot dhe Dita e Verës. I paharruar do të mbetesh mik dhe vëlla për mua.

Te plepi i Dëshirës

Jam ngjitur si ketër,
Te plep i dëshirës, në majë,
Shoh udhën nga duhet të vish.

Ç’muzikë dëgjohet së largu!…

 

Rrugën e Puthjeve Tona

Rrugën nga puthja në puthje,
E ka mbuluar pluhuri

Heshtja prej qivuri.

 

Flutura Kujtimesh

Ç’fëshfërin kështu
Këtij muzgu
Aromë jargavani?

Flutura kujtimesh
Ma trazojnë shpirtin.

Më shum’ nga të tjerat,
Ah, të tuat ndritin…

 

Fleta e Shkundur

Fleta e shkundur nga vjeshta,
Në rënie,
Me aq elegancë,
Ma kujton ikjen tënde…

Ikje që zvarrë më merr,
O dritëz, si ishull në terr.

 

Po Të Mbuloj

Mos u mbulo me çarçaf kësaj nate,
Kësaj nate me hënë të larë.
Po ta mbuloj me puthje të ëmbla,
Çdo pjesë të trupit, ngadalë…

 

Nga Dritarja

Nga Dritarja

Shtrirë në shtrat e të zhveshur,
Hëna të pa nga dritarja

Gjithë natën ndejti atje,
qyqarja.

Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s