Kalendari poetik: Izet Sarajlić (1930-2002) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Izet Sarajlić

Kalendari poetik: Izet Sarajlić (1930-2002)

Historian, filozof dhe poet bosnjak, u lind më 16 mars 1930 në Bosnjën veriore; më 1945 u vendos në Sarajevo ku studioi letërsi dhe filozofi në universitetin e atjeshëm. Në vitin 1954 themeloi “Grupin ’54”, si lëvizje e re poetike; qe dhe një nga organizatorët e “Mbrëmjeve poetike të Sarajevo-s”.
Nuk u largua nga vendi kur filloi lufta në Bosnje, gjatë rrethimit serb të Sarajevos u vranë dy motrat e tij; në fund të luftës i vdiq dhe e shoqja. Pas vdekjes së poetit, më 2 maj 2002, shoqata kulturore poetike italiane (ishte mik i ngushtë me poetin italian Alfonso Gatto) “Casa della Poesia” organizon çdo vit festivale poetike ndërkombtare me emrin Izet Sarajlić, për nder të tij. Sot kanë disa poetë datën e lindjes; përzgjodha Izetin edhe si homazh për viktimat e pafajshme në Zelandë:

MOTRAT

Ato të Eseninit
quheshin Shura dhe Katja.
Ato të Majakovskit
Ljudmilla dhe Olja.
Të miat
Nina dhe Raza.
Të gjitha kanë vdekur.
Raza dhe Nina
pesëdhjetë ditë njëra pas tjetrës.
Vdiqën?
I vranë, me plumb a pa plumb, i vranë.
Më duhet të dal njëherë
mos gjej motër tjetër.
S’ka se si
të mos jem vëlla.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s