Kalendari poetik: Maria Soledad Quiroga 1957 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Maria Soledad Quiroga

Kalendari poetik: Maria Soledad Quiroga 1957

Sot, më 22 mars, feston 62 vjetorin Maria Soledad Quiroga, poete dhe tregimtare nga Bolivia; ka botuar gjashtë përmbledhje poetike, shkruan në disa gazeta boliviane dhe poezitë e saj janë përfshirë në disa antologji, brenda dhe jashtë vendit. Ka qënë pedagoge në Universitetin San Andrés në La Paz dhe ministre e Arsimit dhe Kulturës në Bolivi.

DUA TË JEM…

Me ty në ujë dua të jem
në kthjelltësi
peshën e trupit të ndjej.

Me qënë trup i ngurtë
mes diçkaje të lëngët, që rrjedh
nën qiellin e hapur
-re të shpërndara, të tejpashme-

Me qënë ngjyrë, trajtë e qartë
përballë shkumbës dhe ajrit.
Hije me qënë mes vezullimeve
që ndizen e fiken.
Sipërfaqe për goditjen e lëngët
të baticës
dhe braktisjes së saj.

Me qënë trup
me gjithë kufizimet e tij.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s