Kalendari poetik: Stéphane Mallarmé (1842-1898) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Stéphane Mallarmé

Kalendari poetik: Stéphane Mallarmé (1842-1898)

Më 18 mars është data e lindjes për Stéphane Étienne Mallarmé, poet, shkrimtar, dramaturg dhe përkthyes francez. Kur qe 5 vjeç i vdiq e ëma dhe e rritën gjyshërit. Filloi të shkruante poezitë e para i tronditur thellësisht nga vdekja e së motrës më 1857; qenë poezi nën ndikimin e Victor Hugo, Théodore de Banville dhe Théophile Gautier. Kur u njoh me “Lulet e së Keqes” së Charles Baudelaire filloi të shkruante më me pjekuri dhe u rreshtua në atë që u mbiquajt grupi i poetëve të mallkuar. Para se të vdiste i la amanet së shoqes dhe së bijës t’i digjnin të gjitha dorëshkrimet e tij; fatmirësisht, dy gratë e mençura nuk e përmbushën vullnetin e fundit të Poetit, prej të cilit sjell këtë poezi:

PËRTËRITJE (Renouveau)

E brishta pranverë zbon këtë dimër,
Stinën art të kthjellët, të ndritshmin mot,
Dhe unë me rrëmbat gjak të zi plot
I pafuqishëm shtriqem mir’ e mirë.

Brenda kafkës muzgje të bardhë piqen
Si në varr të lashtë, a nën saç futur
Dhe i trishtë, si pas ëndrrës së bukur,
Nga fushat ia mbaj, ku bimët harlisen.

Erëmim i pemëve më deh, më mpak,
Në zgafellë ëndrrash fytyrën ngjesh
Dhé të ngrohtë kafshoj, që rrit zambakë,

Të platitet mërzitja ime pres…
Nën k’të Kaltërsi të gjithë dëfrejnë
Plot lule’ zogj, në diell ngazëllejnë!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s