Kalendari poetik: Erika Jong 1942 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Erika Jong

Kalendari poetik: Erika Jong 1942

Sot kanë ditën e lindjes disa poetë të njohur, por zgjodha një emër jo dhe aq të njohur për lexuesin e gjërë: Erika Jong, u lind më 26 mars 1942, shkrimtare, poete dhe humoriste amerikane. Bëri emër në vitin 1973 me romanin “Fear of Flying” (Frikë nga Fluturimi), me mbi 20 milion kopje të shitura në botë. Në këtë 77 vjetor, përzgjodha këtë poezi prej saj:

PËR TË GJITHA ATO QË VDIQËN

Për të gjitha ato që vdiqën lakuriq, të rrëmbyera, kokëqethura.
Për ato që më kot thirrën Perëndeshën e madhe
vetëm pse s’patën gojë të flisnin.
Për ato që u therën a dhanë shpirt në rrotën e torturës
për mëkatet e Inkuizitorëve të tyre.
Për ato, bukuria e të cilave tërbonte torturuesit;
për ato, shëmtia e të cilave qe dënim për to.
Për ato, që as të bukura, as të shëmtuara s’qenë,
por vetëm femra krenare.
Për gishtat e shkathët këputur me darë.
Për krahët e butë të shqyer.
Për gjijtë e bukur përvëluar me hekur të skuqur.
Për të gjitha mamitë që i vranë
se ndihmuan njerëzit të lindeshin në këtë farë bote.
Për të gjitha shtrigat, motrat e mia,
që morën frymë më lirshëm mbështjellë nga flakët,
duke parë mishrat si u binin copë
si fruta të pjekura mbi turrën e druve,
duke ditur se veç vdekja
do t’i largonte nga mëkati që u lindën femra,
që është më tepër nga çka përbën trupin e një femre.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s