Aristidh Ristani  përkthen romanin “Historia e natës së 1002-të” të autorit austriak Jozef Rot

Aristidh Ristani  përkthen romanin “Historia e natës së 1002-të” të autorit austriak Jozef Rot

Romani “Historia e natës së 1002-të”, e para vepër e shkrimtarit të shquar austriak Jozef Rot e përkthyer në gjuhën shqipe, ngjan si një testament shpirtëror, njëherazi edhe si një profeci apokaliptike rreth fatit të Austrisë tashmë ish-perandori habsburgase, e cila më 1939, vit i botimit të këtij libri, duket se ka nisur të gllabërohet prej një humnere akoma më të thellë se humnera e mëparshme, si pasojë e çmendurisë naziste të aneksimit dhe të Luftës së Dytë Botërore.

Vjena e fundit të shekullit të 19-të, me tablotë e saj plot kontraste, përbën sfondin e këtij romani, që autori e botoi në mërgim, pak para vdekjes së vet tragjike më 1939, në moshën 45-vjeçare. Ky tregim i shkëlqyer dhe alegorik për ngashënjimin dhe rrënimin personal e shoqëror, të dhëna këto nëpërmjet përshkrimesh të holla e të këndshme, përbën një mjet thelbësor për të kuptuar aftësitë e jashtëzakonshme krijuese të autorit, aftësi që janë mishërim i një njohjeje të thellë të shpirtit njerëzor, i një gjuhe të përkryer dhe i një dëshpërimi të etur për dashuri.

Romani në fjalë, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Austri aty nga viti 1880, pjesërisht edhe në Persi e në Karpatet e atëhershme austriake, është kryevepra e Jozef Rotit, suksesi kulmor i dëshpërimit të tij të papërlotur e i dashurisë së tij të zjarrtë për jetën, dhe ka si zanafillë një aventurë erotike të monarkut të Persisë në Vjenën e dinastisë së Habsburgëve. Këtu autori është zëri autentik e anonim i fabulës së romanit dhe i lëviz personazhet e veta në një lojë të pamëshirshme shahu, ku asnjëri syresh nuk është i vetëdijshëm, në një lojë që do të sjellë rrënimin për të gjithë. Dhe secili prej personazheve mendon se po bën për veten e vet gjënë më të mirë, por në të vërtetë bën gjënë më të keqe, ose bën pikërisht atë gjë që e shpie drejt rrënimit. I paprekur mbetet vetëm një gjerdan margaritarësh, rreth të cilit është vërtitur në fshehtësi e tërë historia.

(Joseph Roth: “Historia e natës së 1002-të”, Roman, Botimet “SANTORI”, Tiranë 2012, 300 faqe)

 

Aristidh Ristani 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s