Poezi nga Gilda Meleqi

Poezi nga Gilda Meleqi
 
 
MUNGOJE TI
 
Qyteti kish’ rënë i mërzitur që tej largu
Braktisur e kisha lënë me kohë, me kohë të gjatë
kur hapat e mi puthën trotuaret, gjithcka u zgjua e u rimëkëmb
Njerëzit nuk ecnin më kokëulur dhe gjethet tundeshin gjithë hijeshi
mes grumbuj drush të ulëta në bregun lozonjar
ndihesha aq e dëshiruar në jetë, sa vija re diellin të më buzëqeshte
e të më ulej në prehër
duke përndezur shpirtin tim të mjerë që vuante për pak mëngjes
ëndrrat dolën prej kokës sime të lagësht
dhe këmbët e tyre më ndezën cdo dritë të fikur dimri
gjithcka më buzëqeshte dhe unë i qeshja vetes si kurrë më parë
por pluhuri I qytetit më kollitej nëpër mushkëri gjithë nerva
Mungoje,
mungoje ti shumë!
 
 
 
DO KTHEHEM
 
Do kthehem një ditë
Përsëri..
 
Kur veshët të më jenë verbuar,
E sytë të jenë shurdhuar
E të kenë vjedhur të tjera ngjyra.
 
Do kthehem kur brezat të jenë shkrirë
Si fletë të bardha virgjërie.
Kur gjaku të mos gëlltitet më nga hienat
Edhe kur koha të filloj të flasë
E të mësoj të bëj dashuri me demonët
 
Do kthehem si një foshnje
E do shtrihem në zërat e fëmijërisë
Që dot s’e kujtoj
E se di në e jetova
 
Do kthehem
kur të ma kenë pirë dashurinë
Si dashnorë të lodhur
 
E kur flladi të jetë bërë avull që kullon
 
Do kthehem të marë përsëri
Gjithçka më vodhën
Papritur do vi
Kur të gjithë do më kenë harruar
Inicialet e trupit
Surprizë do t’u bëj
Monstrave që më vranë,
E më plaçkitën buzët
Errësirave të bardha.
 
Atëherë kur dielli të ndriçoj natën
E hëna të puth mëngjeset e kaltra.
Do kthehem për ata që s’më njohën
E që janë penduar,
Për ata që dashuruan
shpirtin e madh që pata.
 
Kur retë të pikojnë nga asgjëja
Dhe kur eteri
Të gjej fillesën.
 
Do kthehem kur çdo gjë të ketë mbaruar
Do kthehem të vjedh një fillim të ri,
E të shtrihem përsëri në krahët e paana
Të kohës dhe ëndrrave të lira.
 
Do kthehem..
 
 
 
KORRIK MES VJESHTE
 
Do jetë një korrik i vjeshtuar
gjithandej do ketë diej e bulëza uji..
do ketë rrënjë gjethesh të palulëzuara
dhe petale të shtrydhura
 
Sirenat do marrin formë e zë të bukur
e flokët e tu do ndjejnë sirenat e mia të lumturisë
 
do jetë korrik vjeshte
do jetë një verë brenda vjeshtës
që shpirtin do ma puthë ndër vite fort
mes pranga stuhish
e cifla drush te akullta
 
do jem e vjeshtuar brenda trupit të verës
e do bëhem avion i kaltër
do lundroj në hapësirë
 
do ti ndjej krahët e mposhtur
që hapen e mbyllen
mes dallgëve gjetheprishëse
 
do kem ftohtë në trup, në zemër, në duar..
 
por do jem duke fluturuar..
 
smund të dorëzohem ende..
 
nuk do ndaloj prej gjakut që më zuri rrugën e sytë .
do jem prapë unë..
do jem një korrik mes vjeshte…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s