Poezi nga Arqile V. Gjata

 

NË KRAHËT E ERËRAVE

Në krahët e erërave
me fustanin e viteve
Ajo zonjë bëhesh më e bukur..
Kërkonte një zemër që këndonte,
dëshironte, të puthej me një këngëtar.
***
Zonjë bëhu më intime
mos t’ju gënjejë zemra
këngëtari këndon bukur,
poeti… thur dhe këngë dhe poezi!

Për inat të këngëtarit
eja në prehrin e poetit,
thonë:
“Poetët kanë lindur nga puthjet!”.

Eja te poeti,
në gjirin e erërave
do bëhesh më e bukur
Poeti, si një rreze drite
shuhet ngadalë
i mallëngjyer,
pa britma!

 

LETRA E ËNDRRËS
“Ëndrrat janë pishtarët paralajmërues të dëshirave.” Margarit Jurst

…Ndjej fëshfërimën e pranverës!
Po vjen e dashura ime,
më tund dorën me letrën
që i dërgova mbrëmë në ëndërr.

Rrobat e tejdukshme i flaku tutje…
me buzët e trëndafilta
është e bukur, lindur brenda meje
si pemë stine ngarkuar…

E lehtë si zogu,
fluturon, vjen e malluar
dora i dridhet
kur lexon letrën e ëndrrës time!

 

Hija e tij

Ai
e këqyrte hijen e tij
nëpërmjet skeletit 
derdhur mbi rrasën e gurtë
i zhveshur nga qejfi
për shkak të gjelbërimit.

Skeleti shkëlqente si foto nudo.
Në perëndim të Diellit
ai përqafonte hijen të lënë diku më tej.
Hija lëkundesh sikur vallëzonte
me skeletin dritëtretur.

E mjeruar nga frika e skeletit
hija hesht…
më pas,
shëndrohohet në copëra jete,
që akoma ecin si më parë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,539 hits

March 2019
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List