Oponenca për librin me studime “TROKAS ME LIGJËRIME” të autorit Arqile Vasil Gjata / Nga: Prof. Dr. Ermelinda Kashah

Oponenca për librin me studime “TROKAS ME LIGJËRIME” të autorit Arqile Vasil Gjata
 
Edhe në librin e fundit që kam në dorë të shkrimtarit Arqile Gjata vë re një shkallë të lartë të interpretimit shkencor të disa prej kumtesave të studiuara prej tij.
Poezia e shkrimatrit Arqile Gjata nuk përshkruhet vetëm nga tonet përshkruese, por edhe refleksive, plot figuracion, herë të buta e herë të brishta, të veshura krejt me përditshmërinë e jetës. Në kompleksitetin e enigmave të jetës, krijuesi shfaq një model ligjërimi të depërtimit. Tipari i individualitetit krijues të tij, është se poeti duket se në çdo kohë mbart peshën e dhembjes njerëzore që transmeton përmasën më të madhe në rrafshin e kuptimësisë dhe dimensionit planetar, dhe e mpreh tehun e shpatës kundrejt një qëndrimi të angazhuar ideo-emocional. Neutralitetin letrar dhe modern shkrimtari e arrin me hipertekstualitetin, si proces esencial i së resë në shumësinë e formave dhe ideve nacionale. Kujtojmë këtu, ndërthurjen që shkrimtari ka bërë plot finesë midis elementeve të natyrës zemërgjerë te poezia e poetëve Ali Asllani, Nexhat Haiku dhe Fatos Arapi, apo kumtesa kushtuar figurës madhështore të Musine Kokalarit.
Të shqyrtosh në mënyrë kritike atë çka ishte kthyer në tabu, në pamje të parë të ngjan si një terezi e pashoq, dhe thua se a luhet me ato themele të brishta të letërsisë. Traumat dhe tingujt e një simfonie shkatërrimi shfaqën vetëdijen e thellë për fatin e njeriut, për dekantimin e shpirtrave njerëzorë, sepse çështja e madhe filozofike dhe shkencore ka zbritur në rrënjët e botës kulturore dhe shqiptare. E pra, tre tiparet kryesore që më pëlqejnë në kumtesën kushtuar kësaj figure e që janë: Identiteti shoqëror, gjuhësor, por dhe elementi i poezisë, duket se janë të ngulitura fort në vetëdijen e shkrimtarit që rrallë e kapin shkrimtarët e tjerë. E them këtë, nisur nga fakti se, që të zbërthesh disa dukuri kryesore të një vepre, do të thotë të njohësh ndikimin që ka njohur vepra në realitetin e saj empirik. Ndërkohë shkrimtari njeh tipin ideal në një vepër që nuk është një hipotezë që na ndihmon të kuptojmë realitetin, por na ndihmon të formulojmë hipotezën me anën e elementëve që na jep apriori për të pasqyruar botën sociale më plagët e asaj kohe, plagë që dhe sot mbeten të pashërueshme.Kur lexoj kumtesën e shkrimtarit, kuptoj që ai njeh personazhin, njeh krijimet e Musinesë se a janë gjysëm folklorë apo gjysëm letërsi dhe se sa është në gjendje letërsia e saj për të patur një receptim nga publiku, dhe a komunikuan veprat me këtë të fundit. Për fat, e kam lexuar edhe unë romanin e shkrimtarit Novruz Abileka, të titulluar:“Shoku Hic”,dhe e përgëzoj shkrimtarin për analizën e detajuar që i ka bërë. Mbështes fuqishëm shumë prej mendimeve të tij për të cilat po rendis edhe arsyet:
 
1. Në një roman, koncepti shërben për dy qëllime: për të hulumtuar realitetin psikologjiko-shoqëror dhe për ta ilustruar atë.
2. Ka ditur të shqyrtojë raportin midis parimit të krijimtarisë dhe pushtetit që luan mbitaksimi ideologjik te personi krijues.
3. Lënda romaneske konstituon një botë të thellë artistike, brenda të cilës trajtohen shumë probleme. Kujtojmë këtu mendimin e shkrimtarit i cili thotë se njeriu është qenia më e pafajshme në kosmos, duke shtruar kështu një dilemë.
 
Arqile Vasil Gjata
 
Në vijim të mendimeve çka thamë më lart, e vlerësoj punën e këtij shkrimtari edhe për faktin që ka ditur të rroki një përvojë të madhe të rrethanave të veprës, që sugjerojnë dhe dëshmojnë artistikisht, për shembull, zbërthimin që ai i bën elementëve estetik në poezinë e Murat Isakut, duke nisur që nga ndërthurja e dukurive estetike e deri në pasqyrimin realist të jetës, shija artistike si trup i rëndësishëm i pasurisë shpirtërore, zbërthimin mbi artin dhe kulturën artistike.
Vlen të theksohet se, shkrimtari është motivues në cdo aspekt të veçantë në të trajtuarit e realitetit me vërtetësi të madhe artistike. Motivet e thella sentimentale dhe jetësore janë shpirti i poetit, siç janë ai i jetës dhe i vdekjes. Peisazhi është një veçanti e botës romaneske me një kolorit të gjallë dhe tipik edhe brenda asaj që ne e quajmë “shëmtina e kohës”, të pasur brenda varfërisë së jetës. Kjo është e thënë shumë bukur në kumtesën e titulluar: “Lisi i vetëm në fushë”. Duket se forca motivuese është më e gjerë se vetë motivi.
Theksojmë, se koherenca absolute është dhe njohja tekstore e individualitetit, ku kënaqësia estetike i siguron përjetësinë shkrimtarit duke kapërcyer të gjitha provat dhe duke ndërvepruar me mjedisin, veten e patjetërsueshë.
Në fushën e gjuhës, shkrimatri si roli i një stilisti diti të përkufizojë bordin e fjalës dhe emblemën e letërsisë duke shkaktuar një kontekst të ri në fushën e letrave, i takon rrëfimit dhe strukturës në funskion të depërtimit të pavetëdijes së bashku më nëntekstin e pazakonshëm si një tërheqje mes lexuesit dhe kritikut.Për shembull, analiza që shkrimtari i ka bërë vëllimit poetik të Rexhep Shahut, duket sikur e ka lënë lexuesin në një mesazh të qartë si përqëndrimi i shumëfishuar gjatë leximit, ose edhe te krijuesi Luan Xhuli, pra poezi drejt filozofisë moderne.
Gjithçka për shkrimtarin Arqile Gjata është ekzistenciale dhe merr forma të ndryshme, tek e cila ke besuar, ke ëndërruar, duke bërë që rrëfimtari në dukje të jetë i papërfshirë në ngjarje, e që në të vërtetë ai s’është aspak indiferent.Teknikat narrative, rrëfimet në linjat koherente të veprave që ka lexuar shkrimtari,strukturimi i ideve që ai ka në kokë, japin dhe ide të qarta për mua si studiuese e letërsisë. Kjo më jep dorë të besoj plotësisht në aftësitë e shkrimtarit Arqile Gjata pasi nuk është një krijues që nuk ka një kriter të qëndrueshëm, por ka një shprehje dhe nëpërmjet kësaj shprehje krijon një parim krijues. Kjo s’ka asnjë të përbashkët me moshat e krijuesve dhe as me kohën kur ata paraqiten në letërsi. E them këtë nisur nga fakti që, që nga vitet gjashtëdhjetë e deri në vitet shtatëdhjetë hetohen konture të qarta të orientimeve krijuese, duke bërë që të dominojë orientimi modern, privilegj ky që Arqileja e ka, për mos thënë që e ka përkëdhelur fati në këtë pikë.
Si përfundim:
Letërsia e shkrimtarit ka një laborator të madh krijues, me të dhënat që ofron, më bën të kuptoj se ka shumë mbretëri librash dhe pak princër letrarë, që do të thotë se minusi me minusin formojnë plusin.
I uroj shkrimtarit në fjalë suksese dhe asnjëherë mos t’i shterojë pena e tij.
Faleminderit që oponencën e librit ma besoi mua, duke bërë kështu që të vazhdojmë bashkëpunimin në ditët më pas, pse jo dhe të shkëmbejmë kritika me njëri-tjetrin duke detajuar fort konturet e kohës, publikun jashtë kohe pranë kontureve, apo dhe konstatimin e bashkëbiseduesit.
Së fundmi, i uroj poetit suksese në lëmin e krijimtarisë së tij. Faleminderit!
 
 
 
Nga: Prof. Dr. Ermelinda Kashah
Gjirokastër më 3.06.201

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s