Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

Fati i dritës

E përkëdhelura e gjithësisë, toka, dehej…
Madhështisë së pasqyrës qiellore
Mes bukurive dhe krenarive të saj
Ngrinte!… Sa më lartë gjijtë e saj femëror
Drejt pushtimit dhe çthurjes, të kaltërsive
Nëpërmjet grahmave shpirtërore, për sundim!

 

RIZGJIM TROJAN

Trojën nuk dua as kërkoj ta përkëdhel
Malin Idao, furisë së hapësirave në admirim
nëpër shtjellime Homerike madhështisë?!…
Gëzoj edhe gërmoj, në lartësitë e shekujve
Prani… të historisë na ngritën
vlera…?
Hyjnore nuk e venitin…! Madheshtinë.

Pllakisë!… Burimet dhe gurrat
shenjterojnë
po nuk shterojnë, as madhështia
e syëmblës
zakoneve teike nuk priten mbesin
në rinovim, të piedestaleve
ngritur
përjetësisë, o bukuri!…
Dhurimeve
na le, mahnitur, besimit dhe bekimit
të qendrojmë, prej lartësive
në hyjni.

Shpirti…! Mbetet fisnik
jo bukurisë
mbi ligje deformuar as mes
zhgënjimit
kur zbërthen në mendim venitjesh
mbi referime në magji
rinisë në tretje
nuk qendrojmë po jetës mbi
mundime dhe
ndërhyrje mbetëm të pa përcaktuar!…
Në besim.

 

HIJE BUKURIE

Skuqem!…
Kur më bie
Hija!…
E mendimit
Skuqesh!…
Kur më blen
Të çastit!…
Meditim.

Skuqem!…
Kur filloj dhe shtrij
Të tkurrurin
Shpalos!…
Mendimin.

Skuqesh!…
Kur të bie
Nuri!…
I perendisë
O perëndi!.

 

REBELIME

Nazeve lëshohej
trishtimi?…
Na linte klithmat e tij!
Acarit lëshuar
prej lartësive të hazdisura
qiellore na
çorientonin dhe lartësitë?…
Si fantazmat
paralelizmave sfidonin
humbjet!
Rrëpirave mes horizonteve
të vrara
dhe të vrazhda në ngyra
të hirta:
Humori humbur vriteshin
shkëlqimet…?
Ballafaqoheshin mes rrezatimeve
diellore
më kërkonin të rebeloja
bardhësitë?…
Diellore. Si ta zhvendosja
diellin…!
Si ta ndryshoja, nga trajektoret
levizjeve të tij
derdheshin, frymëmarrjet tona?…
Gjithësisë
shkarkonin mbi fajet dhe
faljet tona?….
Të zbutura, si flokë bore
në formë
puplash, përshtatur
kushteve ku
shkarkonin, mbi bardhësit e tyre!
Meditoja.
Meditoja, si një krijim
mendimit:
Zbukuruar,si diamantet
lëshuar
bukurive ndaj, momentet?…
Na i ndanin dhe
ndalnim vezullimeve
i shkarkoja
kur më vrisnin, sytë?…
I mbledhja dhe
i shtrëngoja, bardhësisë
së tejskajëshme
filloja dhe lija, pasthirmat
e shpirtit!
Vetëm qiellore mbesnin
bardhësitë?…
Qarkullonin, mes trishtimeve tona
mbytur dhe
mbyllur, si mes lakimesh
çoroditur
orës në gjuhësi, u lija!…
Të shprehurit
të depërtonte syrit qiellor
por dhe nazik
aty, ku ndjeja dhe ndaja
drithërimet
e triumfeve mes hapësirave
më linin:
Tkurrjet?…Forcoheshin
heshtjeve
lodhur. Lodhur, mbi heshtjet
ndjeja dhe
ndaja dremitjet kaotike
më vrissnin!…
Si bardhësi të acarta
pamjet, joshnin
momentet…, zhgenjim.
Në zhgënjim
bardhësie ndjeja…!
Zhgënjimin
e kohës që na vishte
trishtimit
për Ty, fisnike jetë
të ndjej
«përkëdheljeve»
të tkurrura
në rrënoja shpirtrash!…
Të llastuar
krijimtarisë udhëtoja
duke gjetur
përçarjet dhe përçapjet
mendimeve?…
Me to flija dhe flisja
në udhëtimet
e flokëve të borës gjeja
në atë magji
zbërthyese të bukurisë
natyrë…!
Mendimet e përçarta
nuk më mundin
mes thënieve
nuk vuaj!… Bardhësitë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s