Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

PALËVIZSHMËRI

Të njëjtët sy shohin
lulëzimin e qershisë
si topa bore shkuar në shtizë

Të njëjtin Adam
të njëjtën Evë
të njëjtën zemër
të njëjtin send
të njëjtat bëma
lakon e zgjedhon koha
që prej kohërash
që s’mbahen mend.

Pylli nuk mbillet në saksi
as dielli nuk mbahet në pëllëmbë
por një rreze prej tij
përdore ndaj vetes
siç përdor kopshtari gërshërët në prill.

 

JETË

Njëri – një thes me gurë mbi shpinë,
Tjetri – një kokërr grurë,

Njëri – pa bark,
Tjetri – pa bosht,
Të dy së brendshmi i bren një krimb

Njëri – nga dhimbja klith ulurin,
Tjetri – me mokrat e heshtjes e miellëzon.

Njëri – qiellin e mat me hapa
Tjetri me dhëmbë rrugën kafshon.

Secili në fillin e frymës dhe fatit
drejt të vetmit stacion.

 

RËNIE E LIRE

E shtyj shpesh veten me dëshirë
aty
në fund
dhe them me vete,
është më mirë
aty
në fund,
në errësirë
se sa askund.

Kur e kur
më nxjerr në dritë
nje cicërimë
një zë fëmije
një metaforë
një luleqershie.

Së fundi më shtyu
një fjalë gjaku

…dhe fundi s’paska fund.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s