Poezi nga Linditë Ramushi Dushku

Poezi nga Linditë Ramushi Dushku

 

***

Ditèn kur t’lè dielli
me i lshue rrezet
driten mbi,
me e pa qillin kalter…

Diten kur t’lè dielli
me i than njani tjeterit
tu’ngjat jeta
me i shtrengue
e shkund duart
qysh je
..me kallxue se u permbysem stuhishë
e u zgjuem duarsh zgjatun
perkah e nesermja.

Kur t’vjen me lè diell i t’sotmes
me u nusnue dashnia
n’gusht n’mrena muresh
e nè t’madhtë e zemrës.

 

KAM LÉ DASHNIE

Kam lé dashnie
në t’ardhmen e shkueme
se tash jena ba mshelun mrena fluske
nja qi sillet n’qill.
…Kush e di a bjen fushave najhere
me ra lulequmshti
n’dorën tane
masnej uné me i fry si qirit t’ditlindjes
puplat e saj me u end erës
qi t’bájn me kuptu
se qysh âsht filli
i emnit
i hyjit
e i dashnisë n’ty
te tan njerëzit
kanë me fol për at’ t’leme
qysh hini fryma jote n’temen
veç me ngue si knon
e ndihet zàni i zànav qi na lidhin fijen e fatit.

Má vonë kam me lé dashnie
saherë t’vijnë drita e dilli
aq herë ka me nis filli.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s