Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

S’MË MPOSHTË GURRNIA

Mendime të serta, gënjeshtra pafund
Dëshpërime të befta, mornica të trishta,
Thashethënë e djallit, besimin ta tund
Frymën ta zënë, shpifjet me bishta.

Trillime rrahaderësh fryjnë në ferrqytet
Jargavitje butakësh ta shtojnë dyshimin
U beson kukudhëve që hanë sojin e vet
Dhe mbi kokën time Ti lëshon mallkimin.

Në themel miqësie kam të shenjtën fjalë
S’më hepon dot veprimi i horrave
Udhtimin s’ma ndal soji i përdalë
Fjalën nuk ma mbyt krrokamë e sorrave.

Aullimë e çakejve s’ma ndal dot rrugëtimin
Prushmallin për Ty s’ma shuan stuhia
Në zemër, në shpirt stisur kam besimin
Ndaj eci stoik e s’më mposhtë GURRNIA.

 

SI T’IA BËJ PA TY…!?

Si t’ia bëj pa ty pse s’më thua vallë
Si ta shuaj mallin që s’më lë të qetë
Vijnë do rrebeshe e godasin në ballë
Herë si uragan herë si erë e lehtë

Si t’ia bëj pa ty në këtë zgjim blerimi
Nata trazon ëndrrat dita kujtimet trazon
Pres buzëqeshjen tënde erë gjelbërimi
Kur një gof i prushtë n’kraharor fërgëllon

Natën veneroj qiellin e buzëqesh me yje
Mallin ta ngufat hënën ndjek në rrugëtim
Ditën dëgjoj laureshën te këndon në pyje
Siluetë faqeprush më shfaqesh në vegim

Ti ndoshta më urren dhe m’sheh me inat
Mua s’më lëndojnë dot thikëshikimet tua
Mallin përvëlues kam vënë barrikadë
Sa më shumë m’shan, aq më tepër të dua.

 

UNË

I ndrydhur në rirobëri
I shtrydhur në “liri”
O jetë margjënori
Fundin nuk ta di

Për ditët më t’mira
Nuk më brenë meraku
Gjallëroj me egërsira
Më ngufat handraku

Herë më afrohet djalli
E herë largneshi
Më neverit dyfytyrësia
Në këtë shoqëri leshi.

 

YLLI IM NGADALË ZDIRGJET

Hidh shikimin lart në kupë qielli
Do të shohësh se s’ka më dritë
Lart n’yjësi venero timen dritë ylli
Ajo ka nis ngadalë me u venit

Sot, në këtë ditë e në këtë orë
Ylli im ngadalë po zdirgjet
Shih, është përflakur si meteor
Dhe s’përton sonte të digjet

I them gjumit mos më merr
Edhe hënës i them ik nga unë
Eja ti ëndrr sonte në reskëterrë
Hidhërimet le të rrjedhin lumë

Në ke ankth këtë nuk e di
As zjrrami nuk e di a ke
Prushpikllim më djeg në gji
Të uroj fat në folenë e re

Shkel vëmendshëm n’kopshtin tim
Ngase kurrë s’të mbylla derën
Tani vazhdo në djerrinë-driza
Dhe si qyqe prit pranverën

S’mbeti vend n’tëndin shpirtoborr
Për të mbjellë rrënjë trëndafili
Dëgjo Mike si krroket një sorrë
N’kopsht timin s’ këndon bilbili

Lamtumirë në këtë përvjetor
Unë po digjem si copë eshke
Le të shndërrohem n’meteor
Ti lulëzo bujzhëm si lulepjeshke

Nëse malli dikur të merr
Në shpatmal hidh shikime
Do t’më shohish shpirtskifter
Tek sfidoj vuajtjen time.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s