Himni i Kasianis – Poezi nga Panos Stathojiannis / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga Panos Stathojiannis

 

Himni i Kasianis

Im Zot, gruaja e rrënë, në kaq – e kaq mëkate,
si ndjeu, se je Perëndi, bartëse miroje u bë edhe erdh
trupin tënd të lyej arromash, para se varri t’a përpijë
dhe klithi, e gjora edhe psalte: Mjerë unë, brenda meje, nata tek shtrihet,
si zekth shfrenimi, terr i pahënë, mëkati i erosit.
Por Ti, që merr ujët e detit… dhe re e bën,
prano dhe të lotëve të mia, amë.
Përkulu të dëgjosh zemrën time, si psherëtin
Ti, që ule qiejt, të marrësh trup mes nesh
Mijë puthje do të ndej, në këmbët papërlyer
dhe do t’i fshi pastaj, me buklet e flokut tim
– ato këmbë, që Eva, tek ecnin, i dëgjoj perëndimit
dhe u tremb thellë, u fsheh.
Mëkatet e mi, janë shumë, honesh, gjykimit Tënd
kush është ai që do t’i eksplorojë, Shpëtimtar i shpirtit tim?
Por Ti, që nuk të matet mirësia, shërbëtoren tënde të përulur,
mos e përbuz!

(Shumë vetë kujtojnë, se kurtizania e penduar, ish Kasiania, meqë qëllon të lexohet në kishë, himni i Kasianis, por kjo, nuk është e vërtetë!
Le të mësojmë pra, se kush ishte Kasiania, të cilës i lexohet himni të Martën e Madhe.
Kasiania ish poeteshë dhe jetoi në Bizant nga viti 805 mb.K…. dhe deri në vitin 865 mb. K. Kasiania, ish mes rivaleve, për t’u bërë nuse e Perandorit Teofil. Nëna e Perandorit, duke ndjekur zakonin, ftoi në avllinë e sajë më të bukurat dhe më të pasuarat vajza të Perandorisë së Bizantit. Kështu që, u mblodhën, 12 vajzat më të bukura dhe virgjëresha në pallat. Kur nëna e Perandorit, Efrosina, i priti… e shtyu djalin e sajë, Teofilin, të jepte mollën e artë, tek cilado vajzë që atij i pëlqente për nuse…
Bukuria e Kasianisë, e mahniti. Ju afrua dhe i tha një frazë, ndërsa donte të provonte zgjuarsinë e sajë: “Nga femra nisin , gjithë gjërat e këqija!”, duke nënkuptuar, Evën dhe mëkatin stërgjyshor… Por, Kasiania, e la pa gojë Perandorin Teofil, ndërkohë që ju përgjigj kështu: “ E vërtetë gjith ç’thoni, im zot! Nga femra burojnë gjithë mirësitë… dhe gjërat më të fisme!”, duke nënkuptuar Shën Marinë dhe lindjen e Krishtit.
Përgjigjia e sajë, nuk i pëlqeu hiç, Perandorit, sepse nuk priste, të mbetej i pafjalë.
Për t’a dënuar, i dha mollën e artë, së urtës Theodhorë. Për faktin, se Perandori nuk e zgjodhi për grua, Kasiania u bë murgeshë dhe ju dedikua poezisë dhe adhurimit të Zotit!)

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s