Kalendari poetik: Margherita Guidacci (1921-1992) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Margherita Guidacci

Kalendari poetik: Margherita Guidacci (1921-1992)

Si sot, më 25 prill 1921, u lind Margerita Guidaçi poete e njohur dhe përkthyese italiane, fituese e çmimit Dessio dhe çmimit Scanno në letërsi. Studioi letërsi në universitetin e Firences dhe u specializua për letërsinë angleze dhe amerikane duke sjellë në italisht veprat e John Donne dhe poezitë e Emily Dickinson. Ja përzgjedhja ime në 99 vjetorin e poetes italiane:

BURGU

Sikur prej guri të qe muri dhe jo prej ajri
që nëpërmjet murit pemët dot s’i prek,
nëse hekurat prej hijes të dritares të shenjojnë shpirtin,
po të qenë prej hekuri vërtet, ku mund të kapesh,
nëse kujton përplasjen e një dere që mbyllet
mbetesh brenda dhe dëgjon tringëllimën e çelsave
në brez të rojtarit të burgut që largohet:
ç’lehtësim do të kishe në këtë tmerr!
Sepse çka mbyllet edhe do të hapet një ditë,
copash bëhet dhe shkëmbi më i fortë.
Por ku je ti dyer s’ka, pra asnjë derë s’do të hapet.
As mure s’ka, pra asnjë mur nuk do të shëmbet.
Hekurat prej hijesh janë hekurat e vërtetë në dritare
dhe ata nuk shkulen. Ti me ajër kufizohesh,
pemët i prek, lulet i këput, i/e lirë je
dhe burg që ecën je vetë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s