Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

PËR SYTË, E SHPIRTIT TIM…

Dashni
Je gurra e jetës e bekuar, nga Perëndia
Lumni
Je lumi i gurrës, pranverë, si fisnikëria

Me ty dashni
U linda, me e dashtë, jetën, nëpër malisi
Me ty lumni
U rrita me besë me shpresë për dhe e liri

Dashni
Më mbete, lumi i jetës e lundrim i gurrës
Lumni
Më mbete, za malesh dhe odeoni i kullës.

 

S’ ËSHTË, ËNDËRR…

N’majë t’Sharrit, diku e pashë
Bardhoken e detit, me fustanellë nusërie
Penë e fletë e poezi, ku i lashë
Mes lulishtes së lulëkuqeve, me erë lirie

Në mes valltareve ishte, me shami të njëzetetetës
Labçe këngës ja mori, malet në malësi jehonin
Pranverë u bë moti, lumni e dashni ju dhanë jetës
Shqiptarçe, n’palcë t’gurit, malësorët këndonin

N’majë t’Sharrit, diku e pashë
Bardhoken e detit, me sytë që po pinin qiellin
Penë e fletë e poezi, ku i lashë
Mes lulishtes së lulëkuqeve ku kërkoja diellin.

 

KUR HIÇIT, DO T’I KTHEHEMI…

M’thoni, për këtë jetë
Ku vdekja na frikëson t’kemi liri
Mot e kohë a do t’ketë
Kur hiçit, do t’i kthehemi, përsëri

Fjalë e fe, sot, që na lidhen, mbi fyt nyje
Si nepërka ta kafshojmë vetveten, në emër të Zotit
Si djajt e engjujt e dexhalli pa sy e kryje
Fushëbetejave t’kota, mbjellë me gjak e pika t’lotit
Ca me kryq e me gjysmëhënë e ca me yje

M’thoni, për këtë jetë
Ku vdesim s’koti, për parajsë e ferr
Mot e kohë a do t’ketë
Hiçin do ta kemi, si dimër a pranver’

 

KU RANË, CA PIKA LOTI…

Gjumi më kotë
Mbi rrasën e mykur, ku ranë ca pika loti
Shpirti m’thotë
Pranverë me hije të zeza, do të ketë moti

Bubullimat e rrufe, do ta pikturojnë qiellin
Toka do t’drridhet, nga mallkimi i Perëndisë
Ndër mjegulla terse, do ta kërkojmë diellin
Për bebëza të syve, nëpër ditë të pavdekësisë

Gjumi më kotë
Mbi rrasën e mykur, laget e laget, nga loti
Shpirti m’thotë
Pranverë me hije më t’zeza, do t’jetë moti.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s