HANI I ZHARROVINËS / Poezi nga Odise Kote

Poezi nga Odise Kote

 

HANI I ZHARROVINËS

As këtej dhe as andej, derte të Janinës,
drapër i hënës pret nxitimthi vetëtimën,
si kërthizë gjaku, Hani i Zharrovinës…

Ku ku ku…krokasin qyqenxirë gurët,
erëmyk dheu, qumësht’ i Ajkunës,
ulërimë ujku, gërvima e derës,
plasur mizoritë dhe butet e verës …

Ikin vajtimtarët me rrasa qivuri,
feksin larg patkonjtë, muzgjet shkrepëtijnë.
Ah ç’muzik’ dëgjohet brinjëve të shiut,
mbi jelet e kalit kapur llahtaritë …!

Kushedi kur zgjohen vashëzat nga gjumi,
hiret që janë mbytur, kor i psherëtimës.
Bini o këmbana, marraz logat lumi,
tutje në harresë, Han i Zharrovinës…!

Ik edhe murrosu në ylberë kujtese,
u shofsh në gërqele, lemeri dënese,
Han i Zharrovinës, u thafsh! Thave djepe,
pikëz loti qofsh, tmerr a pikël vese,
në të perënduar, vij e të marr nesër …

V.O- Hani i Zharrovinës në afërsi të Janinës, me histori rrënqethëse të murosura në kujtesë dhe në libra të pashkruar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s