Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

DËSHIRAT

Kur nata, lëshoj perden e saj.
Shpirti lulēzoj si lule maji…
Dëshirat i derdha udhëve t’fshehta,
të stinëve të zemrës që t’japin zjarr,
në thellësi të ëndrrës se ledhatuar!

E shtrirë edhe numëroj yjet,
ju lutem që t’futen valles time,
si ëndrra që zbret qiellit e malli,
të ulet të pushoj, mbi buzën time!

Mbyllur sytë e shëtis si një zog i lirë.
e sikur të jam si një detë i përgjumur
dallgët s’ti shoh dhe pse udhëton
në ngjyrën e syve që lëshojë rrezet,
e i përcjelli gjer tek retë i përzë ..!

Shiun edhe mjegullën m’i zbërthen,
në më të bukurën, ….sikur puthja
që s’mund të ketë kur më afron,
mbi syt e tu, jam dashuruar…!

Ty dritë e shpirtit por dhe shkëlqim
i syve e të puthura, t’i dua…!
ku ngjyrat,derdhen mes shpirtit t”dashuruar!

 

Edhe këtë stinë

Edhe në këtë stinë pranvere
mos m’i vrit kujtimet…
le të mbetemi larg e larg!

Edhe në këtë stinë pranvere
mos mi zgjo ëndrrat…
si fletë libri le të palosen!

Edhe në këtë stinë pranvere
mos m’i shto vuajtjet…
le të mbetet i paqtë vargu im!

 

MË SHKEL SYRIN

Si hëna e buzëqeshur netëve
Në qerpikët e zinj,
Të ndriquan dhembjet e syve ,
Që flasin më shumë se netët.

Secila fjale e embel del….
Vjedhurazi nga sytë e tu
Që i ngjan diellit,
Kur i fal ngohtësi shpirtit !

Për tu bërë drit në netët e mia
Ti udhëton brënda shpirtit…
Më mban në zemër…
Mes dëshirës me shkel syrin tim.

Sa fort më mban në shpirt
Si një kopsht ndjenjash…
Më bëjnë për vete ,
Më bën të ndihem si flutur..

Me aromë dashurie,rrethon netët e mia
Si vala e bardhë shpalosur n’detin tim,
Ditët i ndaj veç për ty
Zemrën tënde e përgëdhel me poezi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s