Poezi nga Bilall M. Maliqi

Poezi nga Bilall M.  Maliqi

 

TA PASHË…

Ta pashë fytyrën pas gjethes së zverdhur
Tek fshiheh si prapa maskës së zezë

Turpin e shkarkove m’u në kufi shpirti

As hyrje as dalje nga ajo pikë
Nga përbindëshi i çoroditur me kokë njeriu

Ta pashë hijen si të djallit
U tmerrova unë dhe gjithë etnia e përlotur

Ta dish, gjaku i vëllait s’matet në laborator
Se testi është i gravuar në ballore të shekujve

Ta pashë, medet, ta pashë
Edhe gishtin ngritur përpjetë
Duke vijëzuar ndarje m’u në loçkë të zemrës.

 

ENIGMË KOHE

Të kërkoj mes rreshtash fshehur

Si në palë të shtatë të qiellit

Gjetja s’e gjenë dot rrugën

Ndalet para portës së labirintit

Ç’enigmë kohe…

 

TI VJEN ME ERËN

I

Ti vjen me Erën
Shtigjeve të luluara të Parnasit

Në plisore të kodrës
Mat ëndrrat me peshore të mallit

Shtrin shikimin engjëllor
Drejt pikës zero të orientit tim

II

Ti vjen me Erën
Udhës së cicërrimave të zogjve

Me ata sy ngjyrë qielli
Ku shkrihen sysh pamjet përrallore

Në atë gjerësi hapësire
Shtrin gjithë ato ndjesi të fshehura

III

Ti vjen me Erën
Aty ku më ndalet frym(a)ëzimi

Ato fjalë të padala
Futen në mbështjellësin e reve

Dhe veç (me) një puthje
Më fut në fluskën tënde të dashurisë.

 

KUJTIME TË HESHTURA

Trokite çuditërisht në portën e shpirtit tim
Menjëherë pas ëndrrës
Që më kishte kapluar në gjumin e parë

Më dole me një mal shikimesh të humbura
Brenda pyllit të dendur të kujtimeve

Porta e zemrës së drynosur njëherë s’u hap
S’e çelësin e kishin fshehur muzat
Brenda palëve të mjegullës së lëshuar

Habia më përthekoi tok me një drithërimë
Derisa (më) thirre me një zë psherëtime

Trokite edhe njëherë në deriçkën e zemrës
Ajo u hap ngadalë me një fishkëllimë
Që trazoi grumbullin e kujtimeve të heshtura.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s