Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Nga sytë më rrjedhin lot

Dëgjoj në pyll ca zile tingëllojnë,
diku cicërima e një zogu ndihet,
rrezet e diellit në agim po ndriçojnë,
tutje në kodrinë një mjegull po ngrihet.

I malluar eci drejt fshatit tim,
natyra shfaqet kudo e gjelbëruar,
prej mallit çdo gjë e shoh me gëzim,
nga sytë më rrjedh një lot i valuar.

 

Je mbretëreshë e përjetsuar…

Valëzë përmbi liqen,
më të bukur se ty s’gjen!
Sytë e mi se ç’mi rrëmben,
vjen e shkon e shkon e vjen.

Valëzë e lehtëzë,
me kurrorë zbukuruar,
mbi qilimin e argjëndtë,
mbretëron e përjetsuar.

 

Një mikeje…

E pashë rastësisht një mike,
Para meje e vetme po vinte,
Ngjyrën e artë të flokëve s’e kishte,
Një kurorë e argjendtë në kokë i ndriste.

Më pa e bëri sikur s’më njihte,
Uli sytë kur pranë meje ishte,
Si duket ajo guxim nuk kishte,
Ish mikut të saj t’i fliste,

Sa e zbehtë mikja ishte…!

 

Lindje-perëndim në qytetin tim

Në agim-

Sot,u ngrita shpejt me dëshirë,
Për të parë lindjen e diellit,
Të çmallem me valëzat e liqenit,
Por dhe të shoh kur shfaqet kriveci.
(që krijohet mbi liqen nga era e mëngjesit).

Në këtë qytezë, krijesë perëndie,
Drita qiellore, ah sa bukur bie!
Bie si vesa e argjendëruar,
Mbi barin në një lëndinë të gjelbëruar.

Në perëndim-

Muzgu vjen ngadalë,
Me hënën si nuse mbi kalë,
Zbresin bashkë nëpër mal
E shëtisin mbi liqenin me valë.

Unë eci,i menduar, i vetmuar
Dhe pres të vijë buzmbrëmja plot mgjyra,
Nata të më marrë në gjirin e saj,
Njësoj si atëhere kur isha djalë.

Eci në rrugën me gurë shtruar,
Me natën për dore zënë,
Lart në qiell yjet janë larguar,
Gjithë njerëzia në gjumë kanë rënë.
Ca vite mbi shpatulla më rëndojnë.

 

***

Me muzgun
kam dëshirë
të shëtis buzgjolit.

Me natën
dua të dehem,
të dëfrehem.

Me diellin të lind përsëri,
të më rrëmbejë ajo,
në vështrimin e syrit të saj të zi!

I dua agimet në qytetin tim!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s