Kalendari poetik: Fernando Pessoa (1888-1935) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Fernando Pessoa

Kalendari poetik: Fernando Pessoa (1888-1935)

Fernando António Nogueira Pessoa, poet, shkrimtar, aforist portugez u lind 132 vite më parë, më 13 qershor 1888. Kritiku letrar Harold Bloom i cilëson Pessoan dhe Nerudën si poetët më përfaqësues të shek. XX. Meqë jetoi pjesën më të madhe të rinisë në Afrikën e jugut njohu anglishten, gjuhë nga e cila përktheu autorë të mëdhej në gjuhën portugeze. Poet i dashur për mua Pessoa; e kam ndërprerë postimin rregullisht të kalendarit poetik, por jo për Pessoan e të tjerë në lartësinë e tij:

NË SHTËPINË PËRBALLË MEJE DHE . . .
(Sa lumturi e madhe të mos jesh unë!)

Në shtëpinë përballë meje dhe ëndrrave të mia
sa lumturi ka atje, gjithmonë!

Banojnë aty ca të panjohur që i kam parë, pa i vështruar.
Të lumtur janë, sepse ata nuk janë unë.

Fëmijët, që luajnë lart ndër ballkonet,
jetojnë mes vazosh me lule,
përjetësisht, pa dyshim.

Zërat që vijnë nga brenda asaj shtëpie,
gjithmonë këndojnë, s’ka dyshim.
Po, duhet të këndojnë.

Kur jashtë bëhet festë, festë ka dhe aty brenda.
Dhe kështu duhet të jetë, ku çdo gjë përshtatet:
njeriu me natyrën, sepse qyteti është natyra.

Sa lumturi e madhe të mos jesh unë!

Por, edhe të tjerët kështu e mendojnë?
Cilët të tjerë? Të tjerë nuk ka.
Të tjerët çka mendojnë – është një shtëpi me dritaren e mbyllur,
që edhe mund të hapet,
që fëmijët të mund të luajnë në ballkonet me hekura,
mes vazove me lule që kurrë s’i pashë si qenë.

Të tjerët kurrë nuk dëgjojnë.
Ata që dëgjojnë jemi ne,
po, ne të gjithë,
edhe unë unë madje, që tashmë nuk dëgjoj fare, asgjë.

Fare, asgjë? Nuk di…
Një asgjë që dhëmb…

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s