HYSH NË NJË ULLISHTE TË PËRKORË POETIKE ( Poetit: Adem Zaplluzha) / Nga: Lumo Kolleshi-Poet

HYSH NË NJË ULLISHTE TË PËRKORË POETIKE

 

Nga: Lumo Kolleshi-Poet

Edhe pse ndodhesha larg atdheut,në Milano,koha internetike nuk të lë t’i shkëputësh lidhjet me vendlindjen,me dheun amë,me gjuhën e nënës,me njerëzit,me poezinë dhe poetët. Pikërisht kështu më ndodhi në mesgushtin milanez edhe me poetin e mirënjohur Adem Zaplluzha,i cili më dërgoi në postën elektronike librin më të ri me poezi,i cili plotëron numrin 144 në kolonën e vet poetike “Lulëzojnë gjethet e ullinjve”.
Njohja me poetin ishte një parakusht më tepër për të hyrë etshëm në këtë “ullishtë” të përkorë poetike dhe,si ngaherë,poetët e lindur,nuk ta zhgënjejnë shijen e lexueshmërisë,madje të mbajnë fort të mbërthyer pas metaforave aq elegante,pas atij vargu të zhdërvjellët dhe,sa mbaron njërin cikël,dëshira të rikthen nga e para.
Nga pikëpamja kompozicionale ky libër vjen si një trini poetike ku ndërthuren me njëri-tjetrin tri cikle: “Ishte njeriu i një mrekullie”,”Lulëzojnë gjethet e ullinjve” dhe “Asnjë qindarkë në xhepat e erës”.

Adem Zaplluzha

Varg pas vargu,motiv pas motivi,shqetësimi i heroit lirik vjen gjithnjë në ngjitje duke e futur kështu poetin “në radhët e poetëve të rebeluar,ata të racës zemërake,që shpërthen vrullshëm duke trazuar jetën dhe qetësinë e tij për të thënë me poezi të vërtetat” ,siç shprehet prof.Lutfi Alia në parathënien e librit “Flutura prej letre”.
Vazhdueshmëria me poezinë sa ka pranë majën e suksesit,po dhe aq pranë ka rrezikun e rënies në monotoni,por te poeti në fjalë ky rrezik shpërfillet,pasi poeti mbetet përherë modern në formësimin poetik edhe kur u rikthehet motiveve. Shpirti përherë i shqetësuar,qytetaria e shkallës sipërore,natyrshmëria dhe lidhësia me fjalën e përzgjedhur,kanë arritur te ky poet të mprehin shqisën e kërkimit. Edhe me këtë prurje autori sjell një risi poetike befasuese,duke i shtuar ullishtës së poezisë shqipe fidanë të rinj e të shëndetshëm.
Nuk më mbetet gjë tjetër,veç të lus lexuesit të shijojnë poezinë e vërtetë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s