Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

KUR DHEMBIN MENDIMET

Natën vonë,
gjumi në labirinthet e syve,
dridhet e fringëllon…
Dua t’ më ipnotizojë,
por ai është arratisur edhe kaq vonë.

Ikën si përherë,
përmbi luginën e madhe.
Shkon e kullot me grykat,
me lugjet e gërxhet, me detet,
me shkumët e valëve…

Po valët nuk flenë, o gjumi im i mirë!
Ato i kanë fletët me shkumë,
si fetat e bukës me gjalpë,
kur m’ i lyente gjyshja dikur…

Ëndërr i thënçin,
ëndërr me sy hapun!

Keni parë të tillë ju miq?!

Unë po shoh çdo natë, e pothuaj çdo ditë
dhe gjumi ka marë arratinë…
Μë dhembin shumë, shumë…, mendimet,
më shumë se kockat e trupit !

Mendimet janë kthyer në anije,
janë kthyer në vaporë të mëdhenj,
në gomone të shpifura e të shpuara,
që transportojnë njerëzit e mi, andej e këtej,
duke i trallavitur, duke i tronditur kudo nëpër botë,
emigrantët e mi,
njerëzit e afërm e të dashtun,
ku edhe vet pata fatin e zi,
të “dekorohem” emigrant që në djep i kapun!

Mëngjes herët,
kockat e mia kërcasin,
mendimet digjen
nga dhimbje mortore…

Gjumi ka marë arratinë,
mjegullat u mërmërijnë valëve,
dielli nuk vonon të lindë
mbi kokat e zbardhura të emigrantëve !

 

TRIUMF

Në këto ditë gri,
në këto orë e çaste të ngrirë,
zemra kërkon jetën,
zemra TRIUMFON luajalen e pështirë… !

 

DALLANDYSHET U VONUAN

Vit për vit në ballkonin tim
dallandyshet vijnë herët e ndërtojnë folenë.
Foleja e mbetur që nga vjet jetim
më shikon me çudi, kur unë pi kafenë.

Ndoshta ka të drejtë e don t’ më pyet,
pse nuk këndon asnjë zok aty sot,
ku janë dallandyshet siç ishin vjet…?!
Hedh shikimin thellë qiellësisë,
asgjë zok s’ po duket në horizont…

Edhe lulet si dallandyshet,
nuk kundërmojnë, siç aromonin vjet,
kjo mortajë që s’ shihet fare me sy,
po bën ’’ armiq ” burrë e grua, motër e vëlla,
nuk i lejon njerëzit dy e nga dy…

Do të vijnë se s’ bën dallandyshet
edhe lulet do të aromojnë përsëri,
të ruajmë ata që duam, gjyshërit dhe gjyshet,
le të rrimë sa më shumë në shtëpi…

Virusi do të zhduket në histori,
do të shkruhet për njerëzit me jehonë,
moshat e thyera i ka ’’ qejf ” kjo marrëzi,
t’ i ruajmë…, t’ i ruajmë sa nuk është ende vonë !

 

ARMIKU I PADUKSHËM

Kjo luftë s ka krisma, s do shpata e topuz,
kjo luftë kërkon durim e vetëm durim,
në dukje është qesharake e s duket fare si luftë
por kur ikin të dashurit kthehet në tmerr, në tërbim…

E tmershme është se ikin,
ikin pa i parë të dashurit në sy e në zemër,
ikin përgjithmonë e s kthehen prapë,
ikin të përzhitur e të djegur nga mushkritë
dhe ti i kërkon te një yll, atje lart !

 

TESHTIMA

Një jetë të tërë u rritëm me mirësi e respekt,
uronim e nderonim gjithmonë njëri tjetrin
edhe kur teshtinim i thoshim tjetrit shëndet
-të faleminderit, na e kthente, e shëndet të kesh…!

Sot në kohën e koronës po teshtive
të shikojnë si ujk e si ujkonjë,
të shikojnë sikur edhe bukën u ke ngrënë
sikur edhe në ballë ke të shkruar emrin koronë!

 

PA THËNË LAMTUMIRË

Sa mirë do të ishte këtë vit,
që ditët të ishin të gjitha gënjeshtër,
gënjeshtër t’i quajmë edhe ndodhitë,
që erdhën e hodhën mbi njerëzimin breshër.

Na dhimbsen ata që po digjen nëpër furra,
ata që po ikin pa përqafim e lamtumirë,
po ikin para kohe të moshuar, gra e burra,
po ikin para kohe edhe shumë të rinj…

Sa do të dëshiroja që këtë vit,
çdo ditë të ishte një gënjeshtër,të ishte 1 prill…
Nga ëmbëlsia e parasë,të mos biem në pritë
dhe njerëzit të ikin pa thënë lamtumirë!

 

GJYQIN DO E BËJNË PERËNDITË

Zemrat kanë ftohtë, po dridhen,
kanë zënë rreth e qark ngricë,
dhimbja ka prekur qiellin
lart po lotojnë edhe perënditë…

Ka javë që lotët po kripin kokat,
po krypin kudo edhe çatitë,
në Tomorr po digjen retë,
njëlloj po ndizen edhe në Olimp.

Po qajnë Zotat për ’’ çorbën ” e gatuar
era e shpërndan në galaktikë,
zemrat po dridhen si purtekat
ngado frikë edhe frikë…

E morëm të pastër planetin
e përzjemë me cmira e jezit,
tashmë ’’ hamë ” frutat e koronë-termetit
ngado frikë e vetëm frikë…

Do gjenden të gjithë shkakëtarët,
do përcaktohet mirë edhe çdo jezit,
gjyqin nuk do e bëjnë tashmë njerëzit,
gjyqi do bëhet në Tomorr e Olimp!

© Dhimnica, Selanik.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s