.. SEPSE, NE BËMË “SIKUR…” / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

.. SEPSE, NE BËMË “SIKUR…”

(Në jemi sot pa frymë prej frymë…,
sepse bëmë “SIKUR …”.
E filluam “Sikur”-in që kur luteshim
për TY, ATI ynë në qiell,
por fjalën s’ta dëgjuam kurrë…)

Në bëmë sikur mbollëm dashuri,
por nga agu në mbrëmje
e vramë me urrejtje…

Në bëmë SIKUR
na bëhej zemra mal
nga gëzimi i tjetrit,
por brenda vetes
na ziente zilia –
sindromë e të pa aftit të frikshmëm,
që buzëqeshjen
e ka si
thikë edhe pas vdekjes…

Në bëmë sikur buzëqeshnim,
sikur qanim- vend e pa kohë….

Në bëmë SIKUR ishim
aq të lumtur,
sa palumturinë as vetes s’ia besonim…,
na bënte bashkë uria e përbashkët
dhe frika se mos fjalën
na përgjonin…

Në bëmë SIKUR e deshëm Mëmëdhèun,
por e lamë të vetëm …
të vdesë nga pak e shumë…,
pa një lot prej dhimbjesh të vërteta,
pa Zë që të fjeturit i zgjon…
As të mençurit e motçëm
të Kombit,
nuk patëm kohë t’i kujtojmë…
….
Ne bëmë që bota
të rrotullohej pas pushtetit të parave
dhe nuk menduam
se pushteti i saj
gjithë brezash do t’na linte të uritur …,
pa e kuptuar vëllavrasjen…
….
Të gjitha dashuritë prej TRUALLI
që jetën trashëgojnë si HISTORI
i lidhëm me nyje “SIKUR-i”,
sikur t’mos kishim lindur si DASHURI…

Sot, sërish me “SIKUR …”
po i thurim ëndrrat për NESËR…
Me :- Ah, sikur t’jetoj dhe njëherë
do ta jetoj ndryshe JETËN…!

ILIRIANA- pa “SIKUR…” DJE, SOT DHE PËRGJITHMONË…
Brooklyn, NY, 24 qershor

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s