Kalendari poetik: Giacomo Leopardi (1798-1837) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Giacomo Leopardi

Kalendari poetik: Giacomo Leopardi (1798-1837)

Si sot, 222 vite më parë, në një familje fisnike, (i ati qe kont), u lind Xhakomo Leopardi, poet, filozof, shkrimtar e gjuhëtar italian; një nga më të mëdhejtë e Tetëqintës italiane dhe botërore. Ja përzgjedhja ime në 222 vjetorin e Poetit:

PAFUNDSI

Më pëlqen kjo kodër e veçuar,
ky gardh që nga çdo anë të shohësh
edhe horizontin syrit ia fsheh.
Por kur ulem duke kundruar të pafundmet
hapësira matanë saj, mbinjerëzoret
heshtje, këtë qetësi kaq të thellë
dhe bëj sikur mendohem; ku për pak
zemra pa frikë më rri. Dhe erën mbaj vesh
si ndër gjethe shushurin, unë këtë heshtje pa fund
me atë zë e krahasoj; e përjetësia më vjen ndërmend,
kohët që mbaruan, e tashmja
është gjallë, është zëri i saj. Kështu në këtë
pafundësi mendimi im zhytet;
ëmbëlsisht më vjen në këtë det të mbytem.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s