Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

HESHJTESH

Nuk ndalej
dashurisë…!
Shuhej
si ndjenjë e provokuar
dritës!…
Nuk e ndaloj
kërkesave
në heshjte dorëzohej
si frymë kandili
ikonës së saj!…
Nuk qëndroj.

 

APARTIZËM

Mendimeve, njolla
të zeza
u shtronte dhe ngjyrat
gjenin zgatimet
e fenomeneve dëshpëruese
mos i zgjo.
Mos i zgjo, të vërtetat e verbëra
dëshirave
braktisi, aplikacioneve
mbi këste
në fondacione “drite”
nuk t’i dhuroj:
T’i fal…, shkëlqimet?
Jo mbi pasojat
e pa përmbajtura
shpirtin!
Nuk rrefuzoj, e furnizon
dëshpërimit…?!
Zgjohu, zgjoe, por jo aplikacioneve
të nevërishme
në këste veshur, mbi forcën
e “etikës”
të pa kuptueshme premierat
premtimesh
moralit të padenj:
Mos i beso
as mos qëndro në lumturi
fantazmash
në mbishkrime fati…!
Nuk kompozoj.

 

PUTHJEVE

Mundimeve ëndeshin
puthjet e saj?
Në një qëndrim
të rrëmbyer
shpirtit, të tharë dhe
të dremitur
dozave…! Linte
revoltat
ndanin, ndërgjegjen
minutave
prej ëndrrave e pa
ndriçuar
mbeti, qiellit të tij…?
Netëve
mbi zjarre pëshpëritjesh
ndante
trurin…? Seksioneve mes
hemisferave
trunore veçonte!
Qëndrimet?!
Në impulsivitet, trupit
i ndaheshin dhe
nxitëshin, qëllimet?!
Nën flakën
përvëluese mendimeve
komplekse
zbërthehej! E heshtura
frenuar
gojës, i tretej, fjala dhe
shprehjet…?
Nuk gjetën krahasim
as mbi ide
nuk gjeti, kohën për
të pushuar
etjeve… dhe dijes!
Intensitetin
e shpirtit u linin në
dështime dhe
dëshirat e thara
mbetën
puthjet, nuk i rrjeshtoj
as mund t’i marr
betimesh të shtirura mbi
provokime
shtrenjtësie pamundësitë!
I abrogoj.

 

DERDHUR, ZJARRESH

Mes zjarreve
shpirtit të saj derdheshin
ngjyrat?
Zbërthyer, mes flakësh
i linte
ndjenjat, një melodi
triumfi apo
moment mes dallgësh
gdhëndur
trurit ja shtrijmë
si det i trazuar
zbarkojnë, energjitë?…
Mbi qëllime
drite dhe drita..?!
Gdhëndur
materies së indekseve
matur
mbi thyesat e saj
në dëndësi
refractometri i provokonin
rrezet…!
Diellore nuk u gjetën
mes krahasimesh
rrënjosur funksinonin
përthithjeve!
Si gjinj të vjelur në
shpresat
e mundimeve i shtroj!
Kaltërsive
ngjyrat…?! E heshtura si
mes hapave të
trishta i shtroja
dëshirave
nuk dua!… T’i rëndoj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s