Poezi nga Kolec P. Traboini

Poezi nga Kolec P. Traboini
 
 
DILEMAT E NJERIUT
 
Eh, sa dilema paska njeriu
për shtigjet nëpër të cilat kalon
për dashuritë që kanë ikur,
nëpër ëndrra të stinës së verës.
Tani i lodhur në kërkim është gati
t’i jepet asaj që la pas,
që dikur e përbuzi, po është vonë,
edhe dielli shkoi të flerë matanë detit.
 
Vetëm ti rri zgjuar dhe trazon
ujërat e detit të kujtimeve të tua,
pa e ditur a të thonë apo i thua
u rreshka për dashurinë e njeriut.
 
 
 
PËR PESHQIT DHE POPULLIN
 
Për ata që duan të bëhen gazetarë partish
ka një mënyrë për të sajuar një lajm:
 
Sillen tek liqeni i Parkut të Tiranës
punëtorët bashkiakë
me një kamion të vjetër që nxjerr tym në rrugë
si në betejat afrikane.
Katër gra, dy kosarë. Sillet një traktor.
Korret bari në breg. Lëvizen togje dheu.
Pastaj shfaqet një ekip me benz të zi
katër burra të gjatë me kostum e kravatë.
Kostumi i zi, kravata blu –
uniforma e stinës elektorale
(me të kuqe i kishte kryetari paraardhës).
Më pas këta burra pozantë rrinë pingul
si hunj të gjatë në vend të plepave të zhdukur.
 
Burrat qëndrojnë e kuvendojnë një orë
gjersa shfaqet ekipi Ora News
dhe akoma deri sa të arrijë News 24
që ka ndërruar pronar pas zgjedhjeve
bashkiake – bashkë me politikën e lajmeve.
 
Instalohen kamerat.
Intervistuesit bëjnë prova teknike.
Kosarët në sfond.
Korren ferrat e gjëmbaçët e gomarit.
 
Pritën të shfaqen ca zogj- pulëbardhat
a rosat e vogla
por më kot se mbi e nën liqen çdo gjë ka vdekur.
Traktori vjen rrotull si një zog hekuri
dhe krejt(gjoja) papritur vjen Bashkiaku
takon punëtorët:
– Po bëni një punë madhështore!
 
Punëtorët buzëqeshin.
Kameramanët miratojnë.
Dhe data 21 tetor 2011 kalon me dy lajme:
 
Muamar Gadafi ekzekutohet nga kryengritësit.
Liqeni i Tiranës po rinovohet për peshqit
dhe popullin.
 
E nesërmja do ta gjejë liqenin të qetë.
Pa traktor,
pa punonjës të bashkisë
dhe pa zogj sigurisht.
Veç valëzat e lehta të liqenit do të nxjerrin
në breg – trupat e peshqve të ngordhur
që kameramanët nuk arritën t`i fiksonin të gjallë.
Mos harroni të shihni lajmet sonte!
 
Liqeni i Tiranës, 21 tetor 2011

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s