Poezi nga Sami Sherifi

Poezi nga Sami Sherifi

 

NËN HIJEN E RRAPIT SHEKULLOR

Nëse doni që një kafe
Së bashku të pijme
Për çdo ditë
Nën hijen e Rrapit shekullor
Në Çarshi të Shkupit do të më gjeni
Me zejtarë të lodhur
Gazetar te pashpresë
E poete të dështuar partiak
Që me zë të lartë
Për degët e prera të lisit
E dështimet partiake flasim
Të kaluarën e hidhur duke perkujruar
E sëpatat e sprehura të tradhëtisë
Rrapit shekullor duke ia numëruar
Stuhive e acarit të mos i friksohet
Thikat e ngulitura ndër shekuj
Një nga një duke ia nxjerrë
Ato gur kalldërme të mos përgjaken .

Nëse doni të më takoni
Dhe për poezinë
E të kaluarën e hidhur të flasim
Kafe duke pirë
Buzë rrjedhës së Bardharit do t’më gjeni.

 

DIELLI I PËRLOTUR I MËMËDHEUT

Sot
I deshpruar
Lartësive të Alpeve helvetike po ngjitem
Diellin e blertë të atdheut të prekë
Dhe sa keq ndjehem
Kur shputat e mija të përgjakura i shoh
Kujtesa zvarrë më terhjekë
N’ato ditë kur me valixhe në dorë
Rrugëve të botës udhëtoja
Më rikthen
Ato vite eksili më kujton
Kur me mikun e ardhur nga Amerika Latine
Në qendër të Gjenevës
Vargjet e Nerudës recitonim
E me mikun e ardhur nga Afrika e largët
Poezitë e Sengorit i lexonim
Për mikun e ardhur nga Kurdistani
Që me librin e Nazim Hikmetit në dorë
Para Kombeve të Bashkuara
Grevë urie bënte
S’dua t’ju flas
Ngase i mërzitur ndjehem
Nënën
E fëmijët e mij të lënë n’atdhe
Më duhet t’i përkujtoj .

Vite e dekada kanë kaluar
Nga ato vite të akullta
Kur lirinë e fjalës
E Diellin e shpresës
Rrugëve të botës kërkoja
Dhimbje e mallëzim
Në vargun tim ndjeja
Pa e ditur nëse ndonjëherë
Gjallë
Ke nëna do të kthehem .!?

Fribourg,
CH (Suisse),1983.
(e shkruar akoma pa e mbushur një vit në mërgim)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s