Poezi nga Mihal Gjergji

Poezi nga Mihal Gjergji

 

KRONIKË

Vdekja ka veshur këpucët e shtetit
dhe bredh në Tiranë mes tiranëve
Trokas në një zyrë;
mbi qemerin e portës tundet kryq i mallkimit
-Kush je: filozof, poet, mendimtar?
Buza ime ndrydh fjalën,
zemra dridhet nën peshë të pendimit
Po shteti më shkund me zërin e hollë:
-Do punë a pushtet?
Shko te partia që bën arkivolë…!

Ç’është kjo vdekje e ëmbël, kështu
me gëzofin e politikës mbi supe,
si konteshë e butë, ledhatare!
E takoj në çdo hap e çdo udhë,
dhe s’kuptoj:
është bashkëkombase, a bashkëudhëtare?

 

DJE DHE SOT

Trokitën, kur patën nevojë
E sot, s’më njohin më…
Atëherë u mekej fjala, gremiseshin te loti
Ç’pata m’i morën, veç shpirtit
Atë t’a merr zoti

Ndodh të më shfaqen si hije
As nderi s’i grish, as pendimi
S’kam ç’bëj
Kthej kryet mënjanë,
më mbyt ngashërimi!

 

L Ë N G A T Ë

Shqipëria ime!
As rron, as vdes…
Mbete buzëplasur,
zgjat duart në vatrën me hi e pa shpuzë
Në ç’djep i tund bijtë?
Njëri-gjakun t’a pi
Tjetri, të puth në buzë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s