EN GENERAL TË MENDOSH NDRYSHE / Poezi nga Mirko GASHI

Poezi nga Mirko GASHI

 

EN GENERAL
TË MENDOSH NDRYSHE

Ajo do të thotë plotë
ajo do të thotë të luash me fjalë
e fjala është mik e armik

Ruaju prej saj se ta ha kokën
duhet ta përkëdhelësh
ta ushqesh

Hajde pra alkimist i fjalëve
prej Mirko Gashit thuaje
fjala më e uritur në gjuhën shqipe
është fjala “uri”

S’do mend mbushja barkun
ja ke zemrën

E fjalës uri
po t’ia shtrosh bukën përpara
ajo bëhet bukuri

Po të ishe më i gjymertë
e t’ia shtrosh një dash
ajo do të kënaqej e do të bëhej
dashuri

Të lumtë
uri
si të ngopesh bën çudira

( Marrë nga libri i tij “REINKARNIMI IM”, bootoi Media plus art, Prishtinë 2010 )

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s