Natalia Nedjalkova (Bullgari

Natalia Nedjalkova (Bullgari
 
Natalia Nedjalkova (Наталия Недялкова) është poete dhe përkthyese nga Bullgaria. Ka lindur në Rusi, ndërsa prej vitit 1984 jeton në Bullgari. Në Universitetin e Sofjes, në Fakultetin e Filologjisë Sllave u diplomua për gjuhë polake. Ajo është gazetare, përkthyese, poete dhe kryetare e Komisionit për krijimtari në Organizatën e Shkrimtarëve të Bullgarisë, anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Gjuhëtarëve rus në Bullgari, anëtare e Lidhjes së Përkthyesve në Bullgari. Është përkthyese për gjuhët: ruse, polake, maqedone, serbe, kroate, dhe malazeze.
Ka botuar disa vepra me poezi: “Në Teatrin e Hijeve”, “Parapet në qiell” dhe “Ai prapa derës”, dhe një përmbledhje të përbashkët dygjuhëshe me poeten ruse Valentina Sergeeva, “Andej, prapa dimrit”. Është fituese e disa çmimeve ndërkombëtare për përkthime letrare dhe poezi.
 
 
Lajmi i mirë
 
Kapesh për lajmin e mirë
si i zhyturi për një fije kashte
mos të fundosesh në oqean
e në trishtimin e gjithësisë.
Fije kashte, pas një fije kashte,
kështu ndërtohet foleja
nga e cila do të del,
zogu blu
ose pëllumbi.
Ai që tregon shtegun e duhur
drejt anijes shpëtimtare.
Rruga drejt botë së mirë.
Bota e lajmeve të reja.
 
 
 
Spirancë
 
Dëshiron të dish
kuptimin e saktë të secilës fjalë.
Përdorimi i duhur është
ajo spirancë shprese,
ajo që e mban qenien
brenda në kornizë
në logjikën aksiomatike
dhe masat e pranuara përgjithësisht.
Por pa e lënë bregun e njohur,
si do ta kuptosh se ekzistojnë
edhe detra të tjerë
madje edhe oqeane,
të një semantike
pa fund?
 
 
 
Hyjnore
 
Gjashtë ditë shkruan ep heroik por pa kornizë
Në ditën e shtatë, e rilezon dorëshkrimin.
Pastaj, ai me vendosmëri tha- komedi.
Por përsëri.
Hyjnore.
 
 
Yjet
 
Nën lulëzimin e yjeve
i numëroj hapat
pranë ylberit tim
 
 
 
Pikësim
 
Isha
Jam
Do të jem
diku midis rreshtave
në kryqëzim
midis mendimit
dhe imazhit
mes pikës
dhe presjes:
në një nga pikat
e këtij pikësimi …
 
 
 
PËRZGJEDHJA
 
Në dëshirën për të qenë edhe ai krijues,
dhe ta pikturojë vizionin e tij për botën,
njëri kutinë me ngjyra e hap.
Një tjetër – afër kutisë së Pandorës arrin.
Është kohë e maskave
njëra pas tjetrës bien ato
maskat nga karnevalet e mëparshme
tregohen fytyrat e vërteta:
heroike
tragjike
komike
të shpërfytyruara
të përkryera
kritike
gjithëfare
tjera fytyra
e karaktere
si këtu dhe atje
nga ndonjë
surat.
Dhe Ai
Krijuesi me T të madhe,
shumë i lodhur
nga rishikimet mijëvjeçare
të Librit për Qenien,
ndoshta pyetet
ndoshta nuk është koha
që të riformatohet
skedari i vjetër.
Dhe pas një kohe
zgjedh mendimin
dhe kësaj here
për ta ri-incizuar atë
dhe të shtyp butonin
SAVE.
 
 
 
Përktheu dhe editoi nga maqedonishtja: Sadije Aliti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s