Poezi nga Odise Kote

Poezi nga Odise Kote

 

SHTËPIA E VJETËR NË GJIROKASTËR …

Shtëpia e vjetër e gjysh – stërgjyshërve,
është fëmijëria e humbur
që s’kërkoi kurrë ta merrja me vete.
E tingëllueshme,
fije – fije gjer në dhembje,
si shkrimet e lashta katalehe,

gjak qê lëviz kapilarëve
me rrjedhshmëri hareje …

Fotot e saj janë brenda perëndisë muzgullore,
ku fshihen fantazmat e ëndrrave, kova e pusit,
hapsana e fatit, stera,
kamaret, kërkëllimë e menteshave,
që varen të gjitha
në vrima muri
si manto kujtimi …

mbështetur
trishtueshëm në traun e harrimit …

Era e marrë, kjo frymë brufulluese e shpirtit,
gjen çelsin e fshehur në barkun e dimrit,
dhe hap librin e llogarive,
kukumatë, qilaret,
kasafortën e thesarit, sepetet.
Zbret nëpër shkallët e gurit,
thellësive, shkallë ferri,
të fshijë me duart e gjata, mjegullën e sekreteve.

Shtëpia ime e vjetër – muze shpirti me shumë alfabete,
si shkrimet e shenjta katalehe…

 

TË URTËT …

Të urtët nuk janë zhgun dhe as sekt qafëkërrusur i të dobëtit.
E dinë pse kripa është e shenjtë, thellë detit, brenda lotit.

Nuk janë manekinë të kënaqur në kadavra, lëngatë e heshtur.
S’ka histori lufte për frikacakët. Shirat nga mëshira kanë vdekur.

As krimba pushteti, vesefshehur në plasaritje alibie, spekulimi.
Pas çdo triumfii, vjen dikush që kërkon motive shkatërrimi.

Ku e mësuat urtësinë? i pyetën. Tek të verbërit në mund e zhur.
Pa njohur vendin rreth e rrotull, nuk e hedhin këmbën kurrë…!

 

GRUA DIELLI

Qielli çahet befas mespërmes, pushojnë tingujt e ujit,
shirat me ylbere verore.
Dielli krejt triumfues,
e rrëmben paraditen, si foshnje përdore.

Një grua e re, llërëplotë,
në vilë trikatëshe – në mes të pallateve,
krejt pa drojë,
nga njëri në tjetrin ballkon,
nder fustanë.
Hajthmëria është vizatuar,
në gjithë lakimet finoshe të trupit të saj.

Fshehtas perdeve,
pas qelqeve,
sy lakmitarë burrash pëshpërisin
pa pendime :
të gjithë do plakemi,
do rrëfejmë përralla,
qenka një që bën gabime,
në çdo familje …

Gruaja luan me lirinë e saj,
flokët gjithë krela,
fustanet e reja
dhe sikur shënjon dikë duke u tundur :
Jam e atij që bën gjithçka, për tē mos mē humbur …!

Dhe endet hapësirave rrotull, në shpërfillje të botës,
fjalët kinse – çark i kobshëm,
me sy pantere,
plot xixëllonja prushi.
Një grua s’është vetëm vepër e zotit, por edhe e burrit.

Sytë dyshimtarë,
ndjehen përqark,
të paplotê,
pa të huajin e kërkuar,
të mistershëm…
Ata s’besojnë që gruaja e vilës,
qiellit,
është gjysma tjetër …

Dielli i cyt pakthim supet e zhveshur të gruas,
të plasin hiret e kyçura flakëritës.
Shpërthejnë egot e pangopura të vegjetimit,
nē kotësinë e ditës …

Moj grua e diellit, trup e shpirt,
balonë fëmije,
qiejve duke fluturuar.
Si një roman i pashkruar …

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s