Kalendari poetik: Barbara Brussa 7 korrik 1970 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Barbara Brussa

Kalendari poetik: Barbara Brussa 7 korrik 1970

Poete italiane, u lind në Venecia 50 vite më parë; shkruan thjesht për pasion, për të shprehur emocionet e saj. Ka shkruar një përmbledhje poetike dhe një roman. Ja një poezi nga poetja veneciane:

DHE TI KUJTOJE SE…

Ëndrrat e mia farkëtoja
qark buzëve të tua.
Të fshehtat e mia të rrëfeja
në fshehtësinë e një heshtjeje që flet
Përzjeja të shkuarën tonë të ndryshme
me krijue magjinë e së tashmes së njëjtë
Plot besim t’i besova shpresat
që brenda shpirtit pata
ndërsa hëna buzëqeshte bashkëpuntore
tek më shihte në xhepat e zemrës kur fusja
buzagazin tënd mahnitës
e dritën e kthjellët të syve të tu
Mrekullia qe
se tok kaptuam
cakun e Ndjenjës
me një prekje buzësh
Dhe ti kujtoje se
qe vetëm një puthje.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s