Poezi nga Mimoza Bici

Poezi nga Mimoza Bici

 

***

E ëmbla ime ti
kush të struku trembur
as dhimbja ime
nuk të këputi kaq.

Mbrëmë të shihja
të ndjeja tek lëngëzoje jetë
Shpirtin po tretja tek ti
lulja ime…

Nuk dola jo,
kundra ligjit të natyrës
përsosa
madhështinë e saj
Në distancë
ndezëm ngjyrat bashkë.

Dritë i dhe jetës,
jeta ime
Mbrëmë strukur frikës
zgjuam kaq mall.

( Nga cikli i poezive “Lulenata” , Tiranë , prill 2020 )

 

***

Mendove se…
do vuaja tradhëtin tënde!!!
Atë marrëzi
e flaka në tjetër shpirt.
Unë them se…U kënaqa.
Po , po …u kënaqa !
Sa ishe i imi,
e jotja
ditë-natë hojesh të zjarrta
paduruar
gonxhe në shpërthim
zemrën plasa.
Rrënjë e etur
tek thithin pikla shiu
zhurritur nga vapa…

Ti se ke menduar
kështu
asnjëherë dashurinë
Por tharrje petalesh
nën duart e mpirë.
Ka shume lule
krijuar për ty plot,
ti nuk sheh asnjë
lakmia të verbon,
gjemb mbi to qëndron.

Ahhhhhh!
Unë tash
lutem,
vuaj për ty
Se për fat,
për dreq…
me ty jam dashuruar keq…

(Nga libri në proçes botimi ” Beko çastin ” Tiranë , maj 2015 )

 

***

Hej heeeeej….
kush je ti filiz i njomë
freskon rrënjët e mia tek këputen !!!
Në je hija e djallit
pse më tret ëmbëlsisht
mes dëshirash fshehur
hojesh shpirti
dhe tani…
Frika
ah kjo frikë
se nesër nuk do mundem të marr frymë
po pikon nektar hojesh.

Sa e vogël paskam qenë
sa e vogël
sa po të gllabëroj ty !!!
Si ?
Sa e qetë paskam qenë
sa e qetë
sa po të trazoj ty !
Si ?

(Nga cikli i poezive “Për të gjithë të pafajshmit” . Tiranë , prill 2020 )

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s